Turistët e huaj sërish kanë hasur probleme në zonat turistikë shqiptare. Fatmirësisht ndërhyrja për këta të fundit ka rezultuar me sukses. Efektivët e kërkim shpëtimit ndihmuan dy turistë të huaj, të cilët ishin bllokuar në lartësinë 2500 metër, në malin e Jezercës për shkak të motit të keq. Ata u shpëtuan me ndihmën e helikopterit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në faqen e tij të Facebook-ut. Ngjarje të tilla kanë ndodhur dhe fal zotit janë monitoruar me sukses nga grupet e shpëtimit. Ndërkaq vetëm para pak ditësh ministria e brendëshme nxori planin e masave për sezonin turistik. Vetëm këtë periudhe kohe ka pasur një sërë kontrollesh sin ë zonat bregdetare edhe ato malore.
Aktualitet
Të bllokuar në Malin e Jezercës, shpëtohen dy turistët me ndihmën e helikopterit
- June 25, 2023
- 0 Comments
- 127 Views
Leave feedback about this