Të moshuarit që duan kujdes: 1 në 3 pensionistë kërkon kujdestar në Shqipëri!
Aktualitet

Të moshuarit që duan kujdes: 1 në 3 pensionistë kërkon kujdestar në Shqipëri!

Një në 3 të moshuar apo rreth 100 mijë persona të moshës së tretë kanë  nevojë për kujdestar në vendin tonë, që t’iu ofrojnë shërbim disa orë apo dhe gjatë gjithë ditës.

Shpesh hasim në familje shqiptare të moshuar që kanë mbetur vetëm për shkak se fëmijët kanë emigruar apo të tjerë që kanë humbur të afërmit e tyre.

Ekspertët që merren me moshimin theksojnë se Shqipëria duhet të formalizojë  punën e  kujdestarit duke e mbështetur edhe financiarisht.

Të moshuarit  në vendin tonë ose dërgohen në shtëpi moshimi kur është mundësia ose lihen dhe vetëm duke u kujdesur ndonjë i afërm kur fëmijët kanë emigruar. Sipas të dhënave të Instat Shqipëria po plaket dhe numri i të moshuarve sa vjen e shtohet ndaj kërkohet ndërhyrje emergjente për kujdes.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X