Të rinjtë duan të ikin nga vendi, OKB dhe BE: Sfidat, sigurimi i vendeve të punës dhe meritokracia
Aktualitet

Të rinjtë duan të ikin nga vendi, OKB dhe BE: Sfidat, sigurimi i vendeve të punës dhe meritokracia

Shqipëria kryeson listën e vendeve të rajonit sa i takon të rinjve që duan të largohen . Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, në raportin më të fundit ve në dukje se 71% e të rinjve po mendojnë për emigracionin në planet e tyre afatshkurtra dhe afatmesme, duke u pasuar nga Maqedonia e Veriut me 58 % dhe Kosova me 53 %.Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vërejnë se sfida më e mprehtë për vendin tonë në këtë drejtim, është ajo e sigurimit të tregut të punës dhe krijimit të besueshmërisë tek meritokracia.

“Sfidat me të cilat përballen të rinjtë këtu lidhen me vështirësitë që hasin për tu integruar në tregun e punës në bazë të aftësive që kanë, shumë prej tyre i kërkojnë në vende të tjera këto mundësi por gjithashtu ka një boshllëk sa i takon të dhënave. A po gjurmohen punët e bëra, a kemi përmirësim, ku ka nevojë për më tepër në mënyrë që të dimë konkretisht çfarë duhet bërë”, thotë Fiona McCluney, koordinatore e OKB në Shqipëri.

“Duhet tu japim besim të rinjve, besim tek institucionet, tek sistemi i drejtësisë dhe meritokracia. Merita, kompetenca dhe profesionalizmi shpërblehen, të rinjtë duhet ta dinë se nëse studiojnë dhe punojnë mirë ata do të fitojnë atë që i’u takon”, u shpreh Silvio Gonzato, ambasador i BE në Shqipëri.

Të rinjtë përbëjnë 22% të popullsisë dhe mbeten grupi demografik më i madh në vend. Në vitin 2022, rreth 36 mijë të rinj janë larguar nga vendi.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X