Fëmijët nuk po mësojnë gjuhën shqipe në mënyrën e duhur. Mësuesit thonë se shkak kryesor është ndjekja e programeve televizive në gjuhën e huaj.
Fëmijët dhe të rinjtë, po harrojnë të shkruajnë dhe të flasin në gjuhën amë. Në një kohë kur teknologia ka periudhën e saj të shkëlqimit, e kundërta po ndodh me gjuhën shqipe.
“I lënë te ekspozohen ndaj ekraneve, ku shohin kukulla në gjuhë të huaja, ç’ka ndikon që fëmija të mos mësojë gjuhen shqipe, por të jetë i orientuar n e atë gjuhë që sheh kukullat”-tha Irida Sina, eksperte arsimi.
Në provimet e maturës shtetërore, provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, prodhoi rezultate më të ulëta sesa ai i gjuhës angleze Nxënësit rezultuan të kishin më shumë njohuri më të shkruarin në një gjuhë të huaj.
“Ne e dimë që shqipja ka vështirësitë e veta sa i përket germave që ne i quajmë germa dyshe, që nuk i ka anglisht dhe thotë tingujt që janë më të lehtë, janë dy problematika sa i përket shkrimit të shkronjave të dorës, e dyta kur fëmijët duhet të ndajnë fjalët në rrokje, disleksia që është shumë e rëndësishme kur një fëmije ka vështirësi të theksuar në shkrimin e gërmës apo të krijimit të fjalive”-theksoi Sina.
Prezantimi i të rinjve dhe fëmijëve, libra dhe filma në gjuhën shqipe do të ndihmonte në përmirësimin e të shkruarit dhe të folurit sa më mirë të gjuhës shqipe dhe përdorimit të fjalëve në shqip.
“Ne duhet të nxisim të rinjtë të shkruajnë dhe të lexojnë më shumë këtu ka një ndikim dhe shkolla dhe familja të nxisim fëmijët të shohin filma dhe dokumentare në gjuhen shqipe dhe shkolla të nxisë leximin e librave në gjuhën shqipe dhe tu kërkojnë fëmijëve që të tregojnë të riprodhojnë”-theksoi Sina.
Gjuhëtarët dhe studiuesit kanë ngritur alarmin për keqpërdorimin e Gjuhës Shqipe, duke kërkuar një zgjidhje sa më parë, që të mos harrohet gjuha amë. “Fol Shqip-Të mbrojmë dhe të duam gjuhën Shqipe”, është nisma me e fundit e ndërmarrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive për të ndërgjegjësuar shoqërinë.
Leave feedback about this