Të sëmurët kronikë/ Korça, qarku me numrin më të lartë! Mjekja: Shtohen rastet me tension, diabet dhe tiroide
Shendetesi

Të sëmurët kronikë/ Korça, qarku me numrin më të lartë! Mjekja: Shtohen rastet me tension, diabet dhe tiroide

Të sëmurët kronikë në vendin tonë dominohen nga dy grup diagnozash që kanë përgjegjëse stilin e jetesës. Numri i të sëmurëve kronikë rritet çdo vit dhe sipas ISHP-së, kjo lidhet kryesisht me plakjen e popullsisë. Ndër qarqet më të prekura janë Korça, Berati, Lezha dhe Gjirokastra.

Kryerja e check-up çdo vit, shtimi u aktivitetit fizik dhe ulja e konsumit të alkoolit e duhanit keto jane tre keshillat kryesore qe japin ekspertet e shendetit. Korça është një ndër 4 qarqet me numrin më të lartë të personave me sëmundje kronike, kryesisht hipertensioni, diabeti dhe astma kronike.  Nga të dhënat zyrtare të Njësive Vendore të Kujdesit Shendetësor mësojmë se janë 49 537 mijë të sëmurë kronikë në 6 bashkitë e qarkut Korçë. “Ka trend rritje të të sëmurëve kronikë, ose pacientët po i kushtojnë më shumë vëmendje shëndetit dhe paraqiten tek mjeku i familjes. Në bazë të këtyre vizitave futen në skemën e trajtimit”, u shpreh mjekja. Duke u ndalur në Pogradec, Drejtoresha e Poliklinikës, Silvana Bozda thotë se nga 32 banorë të regjistruar në sistemin shëndetësor, 7 835 janë të sëmurë kronikë. “Pacientët në Pogradec trajtohen çdo muaj me medikamente, ku vendin e parë e zë hipertensioni, më pas diabeti, insificienca kardiake etj. Ka ndikuar në zbulimin e rasteve edhe kryerja e check up”, tha ajo. Ndër banorët e Pogradecit shumë e përhapur është dhe sëmundja e gjendrës tiroide, pasi është zonë endemike me mungesë jodi. “Sëmundjet e gjendres tiroide janë tipike për qytetin e Pogradecit”, vijoi mjekja.

Pas Korçës renditen Berati, Lezha dhe Gjirokastra, si qarqet me numrin më të lartë të sëmurëve kronikë në vend. Kjo lidhet me plakjen e popullsisë dhe stilin e jetesës. Tre janë këshillat e ekspertëve, kryerja e check-up çdo vit, shtimi u aktivitetit fizik dhe ulja e konsumit të alkoolit e duhanit.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X