Tejmbushen Institucionet e Shëndetit Mendor: Raporti i Avokatit të Popullit: Të shtohen kuotat e mjekëve për specializantë në psikiatri, situatë emergjente.
Shendetesi

Tejmbushen Institucionet e Shëndetit Mendor: Raporti i Avokatit të Popullit: Të shtohen kuotat e mjekëve për specializantë në psikiatri, situatë emergjente.

“Ne nuk dalim dot nga shpia. Shkak është bërë një vajzë e sëmurë sepse është shumë e dhunshme. Familjarët e saj kanë bërë të pamundurën ta kurojnë në spitalet më të mira psiqiatrike por nuk është bërë e mundur përmirësimi I saj.”, tregon Ermira Malaj banore në zonën e Selvise në Tiranë. Ajo shpreh shqetësimin e saj kundrejt këtij fenomeni dhe bën me dije se edhe ajo vetë ka qenë shume herë pre e dhunës nga e reja e semurë. Problemi me të sëmurët psiqik është dhe në qendër të Tiranës. Pikërisht në stacionin e urbanëve pranë “Bankës Intesasanpaolo”, ka gjithmonë probleme me këtë kategori njerëzish. Këtë fenomen e bën public shitësi I fruta-perimeve I vetmi në atë zonë. “Këtu ska ditë që të mos ket ngjarje që kanë të bëjnë më të sëmurë psiqik. Dy raste janë shumë të shpeshta që ska ditë që të mos I shikoj. Dy femra relativisht në moshë të re dihet se janë të sëmura por janë dhe të dhunshme nuk kanë ditë që tmos ju sjellin probleme njerëzve që presin në stacionin e urbanit këtu përballë më dyqanin tim”, tregon shitesi I fruta-perimeve. Nderkaq këtë problem e ka nxjerr në pah dhe Avokati I Popullit. Në raportin më të fundit Avokati I popullit e trajton si shumë emergjencë situatën e mungesës së mjekëve psikiatër. Jo vetëm kaq por, Avokati i Popullit shtron zgjidhje, një prej tyre shtimi i kuotave për specializantë në Psikiatri  Raporti i avokatit të popullit për vitin 2022 i cili ka marr nën monitorim  disa institucione të shëndetit mendor si Spitali Psikiatrik Vlorë, Spitali Shkodër, Spitali Elbasan,  Lezhë, Institutin e Veçantë Shëndetësor të të Burgosurve dhe Spitali Psikiatrik Tiranë “Xhavit Gjata” dhe vlerëson se është i nevojshëm shtimi i menjëhershëm i kuotave për specializantë në Psikiatri.Ekspertët e Avokatit të popullit kanë parë dhe monitoruar më nga afër problematikat e këtyre institucioneve dhe e shikojnë si shumë emergjente shtimin e menjëhershëm të numrit të mjekëve.

Avokati I Popullit:Riorganizim dhe trajtim sipas kushteve dhe standarteve europiane.

Jo vetëm kaq por, ekspertët e Avokatit të Popullit rekomandojnë riformulimin e kritereve të punësimit për funksionet klinike “kujdestar” dhe “task forcë”, me edukim infermieristik dhe njohuri të thelluara në rehabilitim psikiatrik spitalor, si dhe me aftësi moshore e fizike të përshtatshme për menaxhimin e axhitimit dhe riskut të lartë; si dhe trajnimin e punonjësve aktualë. Një tjetër problematikë e konstatuar ka të bëjë me moskrijimin e kushteve për ndarjen në pavione të veçanta, pasi vendosja e tyre në të njëjtin pavijon, vështirëson trajtimin. Avokati i Popullit kërkon ndarjen dhe  riorganizimin e  pavijoneve të veçanta të personave me aftësi të kufizuar intelektuale, rezidentë, pacienteve akutë, sub-akutë, në mënyrë që të ofrohet një shërbim më i plotë dhe sipas nevojave për secilën kategori. Kërkohet gjithashtu përmirësimi I kushteve në pavijone, ngrohje, dushe dhe tualete në mënyrë që të ofrohet një shërbim sa më dinjitoz të personave që trajtohen në spitalet psikiatrike, si dhe sigurimin e bazës së nevojshme materiale për stafet psiko-sociale.

Institucionet e Shëndetit Mendor në monitorim nga Avokati I Popullit.

Spitalin Psikiatrik Vlorë

 Spitalin Psikiatrik Shkodë

 Spitalin Psikiatrik Elbasan

 IEVP Lezhë

Institutin e Veçantë Shëndetësor të të Burgosurve (IVSHB)

Spitali Psikiatrik Tiranë “Xhavit Gjata” Tiranë.

Rekomandimet e Avokatit të Popullit:

Shtimin e menjëhershëm dhe në vitet në vijim i kuotave për specializantë në Psikiatri;

Riformulimin e kritereve të punësimit për funksionet klinike “kujdestar”

“Task forcë”, me edukim infermieristik dhe njohuri të thelluara në rehabilitim psikiatrik spitalor, si dhe me aftësi moshore e fizike të përshtatshme për menaxhimin e axhitimit dhe riskut të lartë; si dhe trajnimin e punonjësve aktualë.

Nevojitet ndarja dhe riorganizimi i pavijoneve të veçanta të personave me aftësi të kufizuar intelektuale, rezidentë, pacienteve akutë, sub-akutë

Rekomandimet e Avokatit të Popullit.

Përmirësimin e kushteve në pavijone, ngrohje, dushe dhe tualete në mënyrë që të ofrohet një shërbim sa më dinjitoz të personave që trajtohen në spitalet psikiatrike, si dhe sigurimin e bazës së nevojshme materiale për stafet psiko-sociale.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X