Fëmijët probleme me shikimin. Problemet e shikimit tek fëmijët vijojnë të rriten ndjeshëm nga përdorimi i pajisjeve teknologjike. Mjekët okulistë thonë se nga 20 vizita që kryejnë në ditë, 7 fëmijë detyrohen të vënë syze. Problemet po hasen që në moshat e vogla pediatrike dhe mjekët këshillojnë që prindërit ti dërgojnë fëmijët për kontroll që 1 vjeç, pasi nëse nuk kapen në kohë ato nuk mund të riparohen. Regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë kërkon dhe një kontroll të syve, por që për neglizhencë të prindërve shumë prej tyre e kanë për herë të parë vizitën. Shkak I këtyre problemeve sa vjen e shtohet vetem fal lidhjes se kesaj të fundit me teknologjine. Nuk ka fëmijë që të mos I shikosh të lidhur ngushtësisht me telefonë ose Ipade. 1 në 3 vizita okulistike që kryhen në poliklinikat e kryeqytetit rezulton të jetë problematike. Ky është një bilanc shqetësues për mjekët specialistë të cilët e konstatojnë më së shumti tek moshat 6 deri në 9 vjeç. Ata thonë se shkaku kryesor është përdorimi i celularëve dhe tabletave për disa orë. Referuar këtyre shifrave, vetëm pak ditë më parë këshilli i ministrave miratoi programin kombëtar për kujdesin ndaj shikimit, i cili përfshin 270 mijë fëmijë në rang kombëtar.Projekti do të përfshijë disa faza për të krijuar më vonë një database të personave që kanë probleme me shikimin, ndërsa diagnostikimi në kohë i problematikave, kryesisht tek moshat e vogla është synimi final. Ky projekt pritet të nisë së shpejti në Tiranë e pastaj edhe në rrethe.
Shendetesi
Teknologjia shkatërron shikimin/ Një në tre vizita tek fëmijet sot, rezulton me probleme serioze me sytë.
- May 20, 2023
- 0 Comments
- 158 Views
Leave feedback about this