Temperaturat e larta dhe ndikimi diellit shton probleme ne shëndetin e popullatës. Këtë lajm e bëjnë me dije vetë specialistët e shëndetit dhe apelojnë për amsa të shtuara. Jo vetëm kaq por specialistët rekomandojnë sa më shumë lëngje e qëndrim në ambiente të freskëta
Goditja nga dielli, dehidratimi dhe rënia e imunitetit janë vetëm disa prej problemeve të shumta që vijnë si pasojë e temperaturave të larta që po na shoqërojnë ditët e fundit.
Sipas mjekes Marsida Duli grupmosha që ndesh më shumë probleme gjatë kësaj periudhe janë të vegjlit dhe të moshuarit.
Për të përballuar vapën ekstreme të ditëve të fundit rekomandohet sa më shumë konsumimi i ujit dhe lëngjeve dhe qëndrimi në ambiente të freskëta.
Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan me temperatura që shkojnë mbi 40 Gradë Celcius, ndaj specialistët rekomandojnë kujdes maksimal.
Leave feedback about this