Shtohen virozat tek fëmijët. Temperaturat e larta dhe luhatjet e motit kanë bërë që të shpërthejnë virozat e stinës në Elbasan. Më rëndë paraqitet situata tek fëmijët e mitur. Çdo ditë në pediatri paraqiten mesatarisht 60-70 fëmijë me shenjat e virozave dhe në fundjave deri në 90-100 raste.
“Kryesisht vijnë fëmijë më problemë të traktit gastrointestinal, vijnë fëmijë me temperature, me barkë, me të vjella por njëkohësisht kemi pasur edhe fëmijë me sëmundjen “dorë-këmbë-gojë” nga virusi Coxsackie”, tregon mjekia pediatre
Ndonëse është duke qarkulluar një varjant i ri Covid që prek dhe fëmijët, aktualisht mjekja thotë se nuk janë regjistruar raste në Elbasan.
“Kjo është një sëmundje virusale, nuk është agresive, prindi shqetësohet vetëm në momentin e temperaturës sepse ka raste që vazhdon dy ditë, tre dit, dhe kur fëmijët nuk ushqehen sepse duke qenë ato pucrat tek goja fëmijët kanë problem në gëlltitje dhe ne prandaj ngulim këmbë gjithmonë që të mundohen t’ju japin lëngje që fëmijët të mos dehidrohen.”, u shpreh Irena Palloshi mjeke ne pediatri.
Mjekja këshillon sa më shumë higjenë, fruta dhe perime të stinës, lëngje dhe evitim të kontaktit me personat e prekur nga viroza.
Leave feedback about this