Në Shqipëri ligji nuk i detyron qytetarët që të sigurojnë pronat e tyre edhe pse kompanitë kanë bërë thirrje ndaj parlamentit që kjo të ndryshohet. Në këtë mënyrë ky ndryshim I perkthyer ne rritje vullnetare te të dhënave, që vazhdon prej vitit 2019, tregon se qytetarët shqiptarë kanë filluar të kenë frikën e pasurive të patundshme që lihen të pambrojtura. Dy tërmetet e vitit 2019 duket se u kanë dhënë një mësim të mirë qytetarëve dhe bizneseve shqiptare lidhur me rëndësinë e sigurimit te pronave. Por në Shqipëri shteti nuk është e vetmja zgjidhje, madje në shumicën e rasteve as zgjidhja më e mirë.Nga përvoja e dy termeteve vete qytetaret kanë qenë ato që kanë bërë publikë ndërhyrjen e menjëherëshmë të shoqërive të Sigurimeve dhe demshpërblimet e mara në kohë rekord. . Dhe jo vetëm kaq por natyra u dha plot pese vite shqiptarëve pas tërmetit të fuqishëm , por shumica duket se e harruan shpejt shkatërrimin dhe po ashtu edhe vlerën që ka prona, duke i lënë ato të pasiguruara. Shumica e të dëmtuarve të pasiguruar ende presin që shtëpitë e dëmtuara t’ua rindërtojë ose t’ua riparojë shteti. Dhe, akoma sot, shumica dërrmuese e shqiptarëve, nuk i sigurojnë pronat vullnetarisht për te pasur një siguri më shumë në të ardhmen e familjes tyre. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bëjnë me dije se primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar-prill 2023 arritën rreth 3,184 milionë lekë, ose thene ndryshe 26.97% më shumë se në muajin janar-prill te vitit 2022. Nderkaq edhe numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 2.26% krahasuar me muajin janar-prill te vitit 2022. Por, te specifikuar sipas portofoleve te sigurimit duket se sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyres ka pësuar një rritje te konsiderueshme. Konkretish bazuar në statistikat financiare të buletinit të AMF në portofolin e Sigurimit nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar-prill 2023, vihet re një rritje prej 28.43% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 6.11% . Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar-prill 2023, patën një rritje me 27.76% kundrejt muajit janar-prill 2022. Por serish tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.67% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 8.31% dhe risigurimi 0.021%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 46.69% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 53.31% të totalit të tregut. Gjatë muajit janar-prill 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,108 milionë lekë, ose 3.26% më pak se në muajin janar-prill 2022, kryesisht ndikuar nga efektet e dëmeve në sigurimin e pronës. Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin janar-prill 2023 kapën vlerën 1,533 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 9.83% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Edhe pse kanë kaluar shumë disfata me pandeminë dhe tërmetin në Shqipëri, sigurimet mbeten ende një tabu. Pas dy tërmeteve që goditën vendin në 2019-ën shumë qytetarë që ishin të siguruar morën dëmshpërblimet, falë edhe gatishmërisë së kompanive të sigurimit që nxorën në terren të gjithë inxhinierët dhe ekspertët e tyre për vlerësimin e dëmeve.
Sigurime të Detyrueshme
Termetet rrisin “ndregjegjesimin” e shqiptareve per sigurimin e pronave, por shifrat sërish mbeten modeste per tregun.
- May 31, 2023
- 0 Comments
- 111 Views
Leave feedback about this