“The Telegraph”: Ksamili, Karaibet e Evropës
Aktualitet

“The Telegraph”: Ksamili, Karaibet e Evropës

Karaibet e Europës, kështu e cilëson prestigjiozia britanike “The Telegraph” qytezën e Ksamilit. Gazetari Mark Strenon është më i lirë dhe lehtësisht i aksesueshëm për çdo pushues.

Të gjithë ata që kanë zgjedhur Korfuzin, artikulli rekomandon të kalojnë disa ditë pushimesh edhe në Ksamil, ku fare lehtë përmes tragetit mund të mbërrish në Sarandë për 40 minuta, dhe prej këtej, më pak se gjysëm ore, pushuesit do të gjenden në Ksamil.

Përveç 3 ishujve të Ksamilit, prestigjiozia britanike përmes shkrimit të gazetarit Strenon, ndalet dhe tek kulinaria e zonës me prodhime te pasura të detit.

Rendësi në artikull i kushtohet dhe zonës arkeologjike të Butrintit, që përfshin rrënojat e qytetit të lashtë Ilir. Për të vijuar më pas me Vlorën dhe Gjirokastrën si destinacione për pushime këtë vit.

Kryeministri Edi Rama është ndalur tek shkrimi i prestigjiozes britanike.

“Për Karaibet e Europës me ujëra të kristaltë, por edhe me kështjella dhe site arkeolologjike dhe kuzhinë speciale, e quan gjigandi britanik Shqipërinë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Por turizmi shqiptar ka tërhequr vëmendjen dhe të Uashingon Post, ku fton lexuesit se saj që në vend të Mykonos të Greqisë duhet të provohet Shqipëria.

“Për një alternativë me ujë të pastër kristal dhe çmime të përballueshme, provoni fqinjin e Greqisë, Shqipërinë. Do të gjeni plazhe mesdhetare përgjatë Rivierës Shqiptare, dhe në brendësi, malet për hiking, çiklizëm dhe qytete antike”, shkruhet në mes të tjerave në artikull.

Ajo e rendit vendin tonë, Shqipërinë si një 9 vendet ku mund të pushohet këtë vit

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X