Gazeta britanike ka nisur të rekomandojë disa nga vendet që duhen vizituar nga turistët këtë verë.
“Shqipëria është vendi i jashtëzakonshëm ku do të dëshironi të shkoni këtë verë.”:
Me këtë titull e përditshmja britanike josh lexuesit të mësojnë më shumë për vendin tonë. Autori, i cili ka bërë një tur me biçikletë në Shqipëri, tregon përvojën e kaluar në shumë zona të vendit, të cilën e konsideron të jashtëzakonshme. Turi tetë-ditor me guidë në qytetet, peizazhet dhe vendet antike më magjepsëse të Shqipërisë fillon për gazetarin Paul Bloomfield me Tiranën. Në Sheshin ‘Skënderbej’ statuja e heroit Gjergj Kastriot Skënderbej është nën hijen e Muzeut Historik Kombëtar ndërsa nuk lihet pa përmendur edhe xhamia e Ethem Beut. Në kryeqytet mund të gjenden gjurmë të së kaluarës të cilat reflektohen në urbanistikë.
Në ditën e dytë ai viziton qytetin e serenatave. Kudo që ai shkon në Korçë, pjatat tradicionale dhe pijet ofrohen për vizitorët me çmime të lira. Duke vazhduar në jug, ai viziton Gjirokastrën të cilën e cilëson qëndrën e trashëgimissë botërore.
Ky bastion i lashtë ofron pamje spektakolare nga lugina e lumit Drin deri në malin e Lunxherisë ndërsa dallojnë shtëpitë me çatitë e tyre karakteristike me pllaka guri.
Pazaret dhe rrugët me kalldrëm të qytetit më magjepsës të Shqipërisë janë dëshmi e kulturës osmane.
Por qendra e vërtetë historike e Shqipërisë, megjithatë, shtrihet 25 milje në jug e bëhet fjalë pikërisht për parkun arkeologjik të Butrinit. Për ta përshkruar atë, gazetari citon fjalët e poetit të lashtësisë Virgjilit, i cili e cilësonte Butrintin një Trojë në miniaturë.
Megjithatë, ka nga ata turistë të cilët përpara siteve arkeologjike tërhiqen më shumë nga plazhet dhe Shqipëria ka plot të tilla. Plazhet e Sarandës janë një nga më të njohurit në Shqipëri dhe ka një sërë hotelesh luksoze dhe restorante përgjatë bregdetit.
Artikullin e tij të gjatë gazetari britanik e përfundon duke përmendur edhe plazhe e tjera të mrekullueshme te bregdetit shqiptar si ato të Vlorës dhe Himarës.klantv
Leave feedback about this