Tik Tok-u “arma” që vret cdo ditë! Nga rasti i Kamzës tek ai i Durrësit dhe Gramshit, rreziku i rrjetit social pa filtra
Aktualitet

Tik Tok-u “arma” që vret cdo ditë! Nga rasti i Kamzës tek ai i Durrësit dhe Gramshit, rreziku i rrjetit social pa filtra

Tik Tok-u, rrjeti social që po numëron raste fatale me humbje jete në Shqipëri. Rrjeti social më i ri Tik Tok shpesh herë është kritikuar nga psikologë, sociologë dhe ekspertë të ndryshëm për ndikimet që ka sjellë në shoqëri.

Tik Tok është një rrjet që nuk ka filtra, duke krijuar akses për të gjithë grupmoshat dhe duke u dhënë mundësinë të gjithëve për të naviguar pa asnjë lloj problemi.

Dy ditë më parë, një 27-vjeçare në Kamëz u vetëhodh nga lartësia, duke pësuar lëndime të shumta të cilat rezultuan fatale ëpr jetën e të resë. Fillimisht, ngjarja u raportua si vetëvrasje, ndërsa pas hetimeve të thelluara, policia zbuloi edhe shkakun e këtij vendimi të rëndë, që ishte publikimi i një foto intime në TikTok nga 39-vjeçari Altin Çoku.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se gruaja ishte në proces divorci me bashkëshortin nga Kosova dhe gjatë kësaj kohe ishte njohur me Çokun. Gjatë kohës së njohjes mes tyre, ai i ka bërë foto intime gruas dhe më pas ia ka publikuar në rrjetin social. Ajo i kërkonte të hiqte foton por ky herë pretendonte se nuk e kishte publikuar vetë ndërsa here të tjera i kërkonte të vijonin lidhjen.

Skandali qëndron në faktin që Çoku, në daljet e tij live në Tik Tok me personazhe të ndryshme e pranonte që kishte publikuar foton, si dhe tregonte historinë personale të vajzës së re. Në dalje të ndryshme, ai tregonte variante të ndryshme, duke hedhur poshtë një herë njërën tezë dhe një herë tezën tjetër.

Vajza e huaj ka tentuar të vrasë veten dy herë dhe unë kam bërë llafe me gruan time. A nuk e ke parë foton që qarkullon në Tik Tok. Unë telefonin e mbaj pa kod dhe kam qenë në një lokal me një shok. Kur shkova në banjo, ajo dërgoi foton që kishim bërë në hotel dhe shoku im e mori dhe e shpërndau. Ajo është ndarë nga burri. Po asaj vetë i ka ngrënë b**ha”, dëgjohet të thotë ndër të tjera Çoku në Tik Tok.

Rasti i Bedrie Lokës

Pak kohë më parë, një ngjarje e rëndë me pasojë jete u shënua në Sukth të Durrësit. 41-vjeçarja Bedrie Loka, nënë e tre fëmijëve i dha fund jetës me fotoksinë, pasi i ishte hapur një adresë denigruese në Tik Tok me emrin e saj.

Loka, kishte bërë denoncim në polici për gjetjen e personit që abuzonte me emrin e saj dhe mbylljen e adresës. Por duke mos u marrë asnjë masë, ajo vendosi që t’i jepte fund jetës. Fqinjë të zonës ku banonte Bedrie Loka u shprehën në atë kohë se ka qenë vajza e tezes së viktimës, ajo e cila i kishte hapur adresën. Kjo ngjarje ishte mjaft e rëndë, e cila riktheu edhe njëherë në vendin tonë alarmin se rrjetet sociale shpesh kthehen edhe në shtytëse krimi.

Ndikimi tek adoleshentët

Tik Tok ka sjellë një ndikim shumë negativ edhe tek adoleshentët, të cilët janë edhe më pak të “pjekur” për të logjikuar pasojat që vijnë nga një veprim i gabuar i tyre. Qëndrimi deri në orët e vona të natës në “live” me persona të ndryshëm, që herë pas here janë edhe me precedentë penalë, merren si shembuj nga minorenët.

Pak muaj më parë, në Gramsh katër adoleshentë vranë bashkëmoshatarin e tyre vetëm për një sharje në Tik Tok.

Këto ngjarje tregojnë edhe njëherë se shoqëria shqiptare ka nevojë të punojë shumë në edukimin por dhe mbrojtjen e individëve të cilët shpesh dashur apo padashur bullizohen në rrjetet sociale, dhe jo pak herë ka patur edhe ngjarje të rënda me pasojë për jetën.

Alarmi në Europë

Edhe në Europë është ngritur alarmi për përdorimin e rrjetit social Tik Tok. Sfidat e ndryshme që bëhen virale në këtë rrjet social, që është pa asnjë filtër dhe sjell të ardhura, kanë marrë jetë njerëzish.

Pak javë më parë, një i ri shqiptar ka humbur jetën në Itali pas një aksidenti me makinë. I riu, së bashku me shoqërinë e tij ishin duke zhvilluar një sfidë për Tik Tok, por ka rezultuar fatale për jetën e tij, pavarësisht se babai i të riut mohoi që një gjë e tillë të jetë e vërtetë.

Shumë shtete, e kanë të ndaluar me ligj përdorimin e këtij rrjeti social, i cili është në pronësi të kompanisë kineze “Bytedance”.

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Britania dhe Zelanda e Re dhe Australia kanë ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni, që po kthehet në rrezik potencial, jo vetëm për adoleshentët, por edhe për personat e tjerë. Mes shteteve të tjera që e kanë të ndaluar, janë edhe India, Pakistani dhe Tajvani, ndërsa Kina ka të kufizuar postime, duke lejuar vetëm video edukative dhe informuese.

A duhet të mbyllet Tik Tok në Shqipëri?

Pas ngjarjeve të fundit, nga ekspertët është kërkuar që Tik Tok të mbyllet me ligj. Pak kohë më parë, gazetari Sokol Bregu, teksa ishte i ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus me Pranvera Borakajn, tha se qeveria duhet të marrë të njëjtat masa, siç bëri me lojrat e fatit.

“U mbyllën bastet në Shqipëri, të gjitha sajtet e huaja u bllokuan për një vit. Edhe Tik-Tok e bllokojnë po të duan. Problemi është se në këtë vend ka shumë fjalë por askush nuk e adreson problemin. Në një debat publik duhet të ketë mekanizëm. Tik-Tok në Shqipëri nuk sjell vetëm ratin e Durrësit, por edhe atë të gramshit, ku u vra një djalë i ri, dhe u mbyll cikli për katër të tjerë. Cili ishte konflikti? Një sharje nga nëna në Tik-Tok”, tha Bregu pak kohë më parë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X