Tirana e preferuar nga turistët në çdo skaj
Aktualitet

Tirana e preferuar nga turistët në çdo skaj

Përveç pjesës urbane, vizitohet edhe zona periferike e Malësisë. Kryeqyteti shërben si pikënisja e tureve turistike kryesore të vendit sipas operatorëve të guidave për të huajt. Sheshi “Skënderbej”, Muzeu Kombëtar apo Kalaja e Tiranës janë vetëm disa prej pikave më të preferuara të vizitorëve të shumtë.“Pikënisje e të gjitha tureve kulturorë, të bregdetit fillon nga Tirana. Fillon me sheshin Skënderbej, me Opera House me Muzeun Kombëtar, pastaj bëjnë një xhiro bulevardit, pastaj me pjesën e ish-bllokut. Është një pjesë shumë e kërkuar, një pjesë historike që tregon historinë komuniste. Pastaj kalojmë në Bulevard dhe tani është bërë një pjesë turistike edhe stadiumi dhe mbas stadiumit vazhdojnë me pjesën tek Kalaja.”

Ndryshe nga shumë vite më parë, tashmë shumica e vizitorëve vijnë në mënyrë individuale dhe jo domosdoshmërisht me agjenci turistike.

“Një risi tjetër e këtij viti është se grupet po vijnë në mënyrë individuale dhe kjo tregon se është vrarë frika. Deri para disa vitesh 90 % e turistëve vinin të organizuar me agjensi turistike për arsye se kishin siguri më të lartë ndërsa tani po vijnë pothuajse 90% e turistëve që shihni në Tiranë vijnë në mënyrë individuale.”

Përveç pjesës urbane të kryeqytetit, nuk mungojnë edhe zonat atraktive të periferisë që zgjidhen nga turistët.

“Liqeni i Bovillës një nga atraksionet kryesore është shumë afër me Tiranën dhe është shumë e rrallë për tu parë gjithashtu është edhe mali i Dajtit me teleferikun dhe po ashtu edhe ujëvara e Shëngjergjit shumë e kërkuar si dhe pjesën e Petrelës.”

Një pjesë e turistëve preferojnë zonat historike dhe kulturore, ndërsa një pjesë tjetër argëtimin dhe plazhet e vendit tonë.

“Duam të njohim historinë e komunizmit dhe të vendit. Shqipëria është shumë e bukur edhe ushqimi perfekt. “

“Jemi nga Polonia. Dje ishim në plazhin e Golemit, ndërsa sot do vizitojmë Tiranën dhe Beratin. Nesër do të shkojmë në Gjirokastër më pas do të shkojmë në Sarandë.”

“Tiranën e kemi zgjedhur për komoditetin që të ofron. Më herët kemi qenë në Sarandë dhe më pas u rikthyem sërish në Tiranë për të shëtitur para se të marrim avionin për në Itali.”

“Jemi kënaqur pafund në Shqipëri, sidomos në Sarandë dhe Ksamil si dy vende të mrekullueshme për plazh.”

Turoperatoret në kryeqytet shprehen se fluksi i turistëve të Gushtit pritet të jetë edhe përgjatë muajit Shtator pasi ka prenotime të shumta sidomos nga europianet.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X