Policia nis menjëherë hetimet!
Trajtimi I fëmijëve në cerdhët dhe kopshtet e kryeqytetit ka shfaqur sërish probleme tek të vegjlit. Duket sikur kjo histori përsëritet në dy familje të tjera. Nuk ka zgjatur shumë dhë dy familje të tjera në kryeqytet kanë kapur problemet e para te fëmijët e tyre të shkaktuara në cerdhe dhe kopësht. Konkretisht thuhet se dy fëmijë të moshave 4 dhe 2 vjeç, të cilët frekuentonin një çerdhe dhe një kopësht në Tiranë janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pasi janë dëmtuar në mjediset e kopshtit dhe cerdhes. “Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një i mitur 4 vjeç, i cili sipas deklarimeve të prindërve, është dëmtuar duke luajtuar me një bashkëmoshatar, në një kopësht në rrugën “Peti”.Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një e mitur 2-vjeçare, e dëmtuar në pjesën e krahut, e cila frekuenton një çerdhe në rrugën “Dalip Zavalani”. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar DVR-në me pamjet filmike të çerdhes që frekuenton e mitura, për veprime të mëtejshme procedurale, dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim”-njofton policia
Leave feedback about this