Transformimi i Gjuhës Shqipe, specialistët: Problemi nis që nga shkolla
Aktualitet

Transformimi i Gjuhës Shqipe, specialistët: Problemi nis që nga shkolla

Në ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, gjuhëtarë, studiues e autorë janë ulur sërish në tryezë për të diskutuar mbi ndryshimet që ka pësuar shqipja, si në drejtshqiptim, ashtu edhe në të shkruar.

Të vetëdijshëm se disa prej ndryshime janë bërë të pashmangshme dhe kanë zënë rrënjë në të folurën e përditshme, ata theksojnë se huazimet dhe transformimet e panevojshme të gjuhës vijnë edhe për shkak të mungesës së njohurive për të folur dhe shkruar pastër Gjuhën Shqipe. Dhe për ta problemi nis që nga shkolla.

“Këto ndryshime vijnë edhe nga mungesa e kulturës së gjuhës, e cila mësohet në shkollë. Nuk janë tekste të mira, kanë të meta dhe nga ana metodologjike çalojnë”, thotë gjuhëtarja Anila Omari.

“Gjuha Shqipe duhet të jetë një provim më vete në përfundim të ciklit parauniversitar”, shprehet gjuhëtarja Aljula Jubani.

2024 është shpallur si viti i Gjuhës Shqipe nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, dhe gjuhëtarët kanë bërë propozimet e tyre të para, për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të Gjuhës Shqipe.  

“Nuk mund t’i lihen 3 muaj një autori teksti që të bëjë një tekst mësimor, jo, kjo nuk ka mundësi. Ministrja për shembull ka kërkuar që trajnimin e mësuesve ta bëjnë universitetet”, shton Omari.

Vetëdijësimi duhet së pari nga institucionet shtetërore, së dyti nga studiuesit, duhet të jenë në vendin e tyre redaktuesit e Gjuhës Shqipe”, vijon Jubani.

Por gjuhëtarët pohojnë se përdorimi i drejtë dhe ruajtja e gjuhës duhet të jetë edhe në ndërgjegjen e çdo qytetari.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X