Turistët një ndalesë në “Shtëpinë Kadare”
Aktualitet

Turistët një ndalesë në “Shtëpinë Kadare”

Enxhi Premalaj: Mbizotërojnë francezët sepse e njohin më shumë veprën e autorit

Rritje të turistëve ka pasur edhe Muzeu Kadare në Tiranë.

Sipas guidës së këtij muzeu interes ka nga të gjitha kombësitë, por mbizotërojnë francezët.

“Ne shohim një shtim, sidomos periudhën e fundit. Kryesisht janë turistët francez që e vizitojnë muzeun, por nuk mungojnë edhe turistë nga Gjermania, Italia dhe Spanja, por edhe nga vendet e largëta si Australia dhe Amerika. Një pjesë e mirë e veprave janë të përkthyera në gjuhën frënge dhe pikërisht kjo lidhet me faktin se pse një pjesë e mirë vijnë nga Franca.”

Shtëpia studio e Kadare është i vetmi muze letrat në kryeqytet. Vizitorët në këtë hapësirë mund të shohin edhe dorëshkrimet e shkrimtarit Ismail Kadare.

“Një pjesë e mirë e vizitorëve janë të njohur le të themi me veprat e tij. Kanë lexuar libra të ndryshëm si “Kronikë në Gur”, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” apo “Pallati i Ëndrrave” dhe dëshirojnë të njihen më nga afër me hapsirën ku ka punuar dhe ka jetuar shkrimtari. Dhe pikërisht ky është një muze i cili ofron një informacion të detajuar lidhur me veprat e tij. Mbizotërojmë në fondin tonë rreth 1 mijë objekte të ndryshmë si dorëshkrime foto albume të ndryshme të cilat japin informacione të detajuara mbi jetën dhe krijimtarine e veprës së Ismail Kadaresë.

Muzeu Kadare është hapur prej vitit 2019 dhe ky është një ndër vitet që ka numrin më të lartë të vizitorëve.

“Ka një shtim të vizitorëve. Numri është dyfishuar në krahasim më vitin e kaluar. Muzeu është i hapur si paradite dhe pasite po ashtu edhe gjatë fundjavës, kështu që ështe shumë lehtë i aksesuëshëm edhe ndodhet në një pozicion të lehtë për tu gjetur.”

Bileta individuale kushton 500 lekë, ndërsa për grupe mbi 10 është 300 lekë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X