Të gjitha mjetet turistike lundruese dhe të argëtimit me kapacitet deri 12 pasagjerë motor me fuqi 30kw ose tonazh nën 500 gt duhet të plotësojnë disa kritere dhe standarde për të operuar.Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar së fundmi në udhëzim i cili ndalet në vlefshmërinë e certifikatës së sigurisë që duhet të kenë këto mjete dhe kriteret për njohjen e shoqërive të huaja.“Ky udhëzim zbatohet për të gjitha mjetet lundruese turistike dhe të argëtimit, të klasifikuara si të tilla nga shoqëria klasifikuese, me kapacitet deri në 12 pasagjerë, pa përfshirë ekuipazhin e mjetit lundrues, me motor me fuqi mbi 30 kë ose 40.8 kf dhe tonazh nën 500 gt, që mbajnë flamurin shqiptar ose përdorin hapësirën detare shqiptare dhe ujërat e brendshme tokësore”, thuhet në udhëzim.I njëjti nënvizon se shoqëritë klasifikuese shqiptare vë në dijeni Administratën Detare Shqiptare për marrëveshjet e bashkëpunimit të lidhura me shoqëritë klasifikuese të huaja brenda 10 ditëve nga data e lidhjes së marrëveshjes.“Të gjitha mjetet lundruese turistike dhe të argëtimit duhet të jenë të pajisura me certifikatë sigurie. Pas kryerjes së kontrollit teknik lëshohet certifikata e sigurisë për mjetet lundruese turistike dhe të argëtimit me afat 1-vjeçar. 3. Për mjetet lundruese turistike dhe të argëtimit, certifikata e sigurisë do të lëshohet nga shoqëria klasifikuese e njohur nga administrata detare shqiptare ose do të konvertohet ajo e lëshuar nga shoqëritë e huaja të njohura prej saj, mbas kryerjes së kontrollit teknik të mjetit sipas pikës 2 të këtij neni”, thuhet në udhëzim. Në një ankesë të veçantë udhëzimi specifikon kriteret që duhet të plotësojnë shoqëritë klasifikuese të huaja për tu njohur nga shoqëria klasifikues e njohur nga administrate detare shqiptare. Së pari shoqëria e huaj duhet të jetë e njohur nga një administratë detare e vendit të origjinës. Së dyti shoqëria e huaj klasifikuese duhet të ketë seli pranë zyrës ku ndodhet regjistri i mjeteve lundruese shqiptare sipas dispozitave tё Kodit Detar tё Republikës sё Shqipërisë. Së treti të vërtetojë se ka funksionuar si një shoqëri klasifikuese për certifikimin e mjeteve lundruese për lundrime ndërkombëtare për të paktën 10 vjet sipas rregulla të veta klasore. Së katërti të ketë një tonazh total të klasifikuar prej të paktën 20 mijë tonë bruto.Së pesti të ketë burime njerëzore të mjaftueshme për funksionim e saj. Së gjashti të disponojë ambiente zyrash të mjaftueshme me qëllim garantimin e ruajtjes së vazhdueshmërisë së procedurave menaxheriale dhe administrative. Së shtati të jetë e certifikuar me një sistem të brendshëm cilësie ISO 9001 ose një standard cilësie ekuivalente. Së teti mos ketë konflikt interesi me pronarët e mjeteve lundruese, ndërtuesve të mjeteve lundruese ose të tjerëve të angazhuar komercialisht në prodhimin, pajisjen, riparimin ose funksionimin e mjeteve lundruese. Së nënti të mos përfshihen në asnjë aktivitet që mundtë rezultojë në konflikt interesi.Monitor
Aktualitet
Turizmi, MIE: Të gjitha mjetet lundruese me certifikatë sigurie.
- February 16, 2023
- 0 Comments
- 189 Views
Leave feedback about this