Turizmi shqiptar do të jetë edhe më i sigurtë këtë vit, do të pajisen dhe me Njësine e re të Policise Detare e cila do ju vij nw ndihmw cdo pushuesi nw bregdet. Njësia më e re në Policinë e Shtetit, ajo Detare, e përbërë nga 104 efektivë dhe 35 “jet ski”, nis punën në të gjithë vijën bregdetare. Konkretisht kjo njësi do të funksionojë gjatë sezonit veror për të garantuar sigurinë e plazheve dhe respektimin e rregullave, kryesisht nga mjetet motorike ujore dhe rrespektimin e te gjitha rregullave persa I perket perdorimit tyre. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në fjalën e mbajtur në Vlorë, tregoi më në detaje detyrat e saj. Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e nisjes së punës së kësaj njësie, kërkoi sezon turistik të qetë dhe bëri një paralajmërim për punonjësit e policisë. Për ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, dimensioni i ri i turizmit në vendin tonë, e bëri të domosdoshme ngritjen e kësaj njësie. Plani për krijimin e kësaj strukture të dedikuar sigurisë në plazhe nisi pas ngjarjes tragjike të verës së 2022, ku mbeti e vrarë 7-vjeçarja Jonada Avdia në Himarë pasi u godit nga një mjet lundures që drejtohej nga oficeri i policisë Arjan Tase.
Aktualitet
Turizmi në Shqipëri, nis punën Njësia e re e Policisë Detare .
- May 6, 2023
- 0 Comments
- 131 Views
Leave feedback about this