Urgjenca Pediatrike në QSUT  Tiranë:300 të vegjel në ditë për ndihmë mjeksore e hospitalizim.Për të ulur radhët e prindërve më fëmijë të sëmurë janë hapur dhe 4 Qendra Shendetësore që do funksionojnë si urgjenca.
Aktualitet

Urgjenca Pediatrike në QSUT  Tiranë:300 të vegjel në ditë për ndihmë mjeksore e hospitalizim.Për të ulur radhët e prindërve më fëmijë të sëmurë janë hapur dhe 4 Qendra Shendetësore që do funksionojnë si urgjenca.

Gripi shton numrin e të vegjëlve në urgjence. Ky fenomen I shtuar është vërenjtur më shumë në urgjencën e Tiranës. Në një ditë në urgjencën e kryeqytetit marrin ndihme mjekësorë plot 300 fëmijë të vegjël. Gripi, covidi dhe viroza të ndryshme duket së kanë zënë vend së fundmi tek të vegjëlit.Fëmijët janë grupmosha më e prekur në këtë periudhë. Fluks të shtuar pacientësh të vegjël ka edhe në qendrat shëndetësore. “Një e vecantë e këtijn sezoni është se ende janë prezente diaretë dhe të vjellat te fëmijët. Dhe jo vetëm kaq por kur një fëmijë ka probleme me të vjellat dhe diarene ne jemi të detyruar ta hospitalizojmë për të normalizuar gjendjen e tyre”, u shpreh Bektash Mandi mjek pediater ne QSUT. Nderkaq sipas Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se për të shmangur radhët e gjata në urgjëncën e QSUT dhe për tju ardhu në ndihmë cdo prindi janë në funksionin e tyre katër qendra shëndetësore në tiranë të cilat janë të hapura dhe funksionojnë si urgjencë për këtë përiudhë kohe. Mjekët bëjnë me dije se në këtë periudhë mbizotëron virusi respirator sin sinical I cili zgjat më shumë se virozat e tjera.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X