UT dhe Mjekësia marrin akreditimin maksimal.
Aktualitet

UT dhe Mjekësia marrin akreditimin maksimal.

Universiteti i Tiranës edhe Universiteti i Mjekësisë per here te pare marrin vleresimin maksimal. Konkretisht, Universiteti i Tiranës edhe Universiteti i Mjekësisë për herë të parë marrin akreditimin e institucionit me vlerën maksimale prej 6 vitesh. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë njofton se pas vlerësimit të pesë fushave ka miratuar  vlerësimin përfundimtar pozitiv për institucionin e arsimit të lartë, Universiteti i Tiranës, me dy rekomandime.  Sipas ASCAL, Universiteti i Tiranës, duhet të mbështesë e nxisë më tej personelin akademik, për të rritur cilësinë e kërkimit shkencor dhe publikimeve në revista cilësore me faktor të lartë impakti. Ndërkohë që rekomandimi i dytë ka të bëjë me faqen zyrtare të Unversitetit, ku i kërkohet të përditësojë faqen e tij zyrtare të internetit në gjuhën shqipe dhe atë angleze, me informacione mbi Qendrën e Karrierës, Bibliotekën e UT, Bibliotekën Online, Publikimet dhe Revistat Shkencore. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit të Universitetit të Tiranës është 26 Janar 2029. Vlerësimi përfundimtar pozitiv me kohëzgjatjen 6 vite u dha dhe për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë por me tre rekomandime. Institucioni, të mbështesë e nxisë me tej mobilitetin e personelit akademik dhe studentëve. Të mbështesë e nxisë më tej personelin akademik, për të rritur cilësinë e kërkimit shkencor dhe publikimeve në revista cilësore me faktor të lartë impakti. Si dhe duhet të përditësojë faqen e tij zyrtare të internetit edhe me informacione që lidhen me punën kërkimore shkencore të personelit akademik.Veç këtyre dy universiteteve, akreditimin e ka marrë edhe Akademia e Sigurisë për 5 vite, si dhe Universiteti i Korçës “Fan Noli” për 4 vite.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X