Uthulla, kripa apo soda? Kjo është mënyra më e mirë për t’i pastruar perimet
Aktualitet

Uthulla, kripa apo soda? Kjo është mënyra më e mirë për t’i pastruar perimet

I ftuar sot në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” ishte nutricionisti i njohur që jeton në Suedi, Altin Joka, cili i u ndal dhe në rëndësinë që ka mënyra e trajtimit në kushte shtëpie të perimeve dhe frutave për të larguar pesticidet deri në 90 %, pasi në lëkurën e shumë frutave janë të përqëndruara enzima të ndryshme, vitamina, minerale dhe antioksidantë të dobishëm të cilat për trupin tonë janë mjaft të nevojshe. 

Po cila është mënyra më e mirë për të larguar kimikatet apo çdo bakter nga frutat dhe perimet e blera në treg?

“Ne duhet të kemi një furçë pastrimi për të gjitha zarzavatet, por duhet që t’i lëmë 10 minuta në ujë, e më pas të nisim pastrimin. Futja në ujë e produkteve heq 69-73 % të pesticideve nga produktet. Ne duhet të përdorim për pastrim uthullën e mollës apo uthullën e rrushit, pasi është një pastrues i mirë, psh në një litër ujë duhet të vendosim një sasi të vogël uthulle 5-6 lugë, kështu pastrojmë një përqindje të madhe të pesticideve. Më pas mund të përdorim për pastrim kripën, 4 % kripë në një litër ujë është ideale për pastrim. Kemi dhe sodën e bukës që heq gjithashtu një sasi të madhe të pesticideve” thekson nustricionisti.
I pyetur nga moderatorja se kë do të veçonte më shumë, kripën, uthullën apo sodën e bukës, nutricionisti thotë se më e rëndësishme është larja me kripë dhe zierja 2-3 minuta.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X