INSTAT bën publike të dhënat në lidhje me kualifikimet e vajzave dhe djemve. Ndërkaq edhe pse vajzat janë më të kualifikuara se djemtë, sipas të dhënave të INSTAT-it, në një raport diplomimi 64% me 34% , sërish burrat paguhen më shumë se gratë për të njëjtin pozicion pune. “Hendeku vihet re sidomos në pozicionet drejtuese, pavarësisht se eksperiencat janë thuajse e njëjta, burrat paguhen më shumë se gratë. Për shkak edhe të një disavantazhi, kur vendos për të sjell në jetë një fëmijë femrat shkëputen nga puna, dhe ky konsiderohet një minus për zhvillimin e tyre në karrierë”, tha Eranda Ymerali- eksperte punësimi. Megjithatë, në 5 vitet e fundit, ekspertët e punësimit vlerësojnë se pabarazia gjinore është në zbehje dhe gratë kanë një rol të rëndësishëm në të ardhurat familjare. Megjithatë, ende vihen re dy grupime shoqërore. “Po ti referohemi zonave urbane të Shqipërisë ky hendek thuajse nuk ekziston. Ndërkohë në zonat rurale vazhdon ideja që burrat meritojnë të paguhen më shumë. Për shembull sektori i ndërtimit paguan, por 99% e të punësuarve janë burra, ndërsa fasoneritë që punësojnë kryesisht gra, i paguajnë në nivelin minimal”, u shpreh ekspertja. Rrënjët e mendësisë që burrat meritojnë të paguhen më shumë, e si pasojë vajzat nuk fitojnë mjaftueshëm ende nuk janë shkulur tërësisht, por përparimi i shoqërisë shqiptare vihet re.Këtë e tregon edhe pjesëmarrja e grave në parlament, si dhe shembujt pozitiv të grave të suksesshme në sipërmarrje.
Aktualitet
Vajzat paguhen më pak se burrat: Pabarazia gjinore në punë, edhe pse vajzat janë më të kualifikuara
- April 8, 2023
- 0 Comments
- 107 Views
Leave feedback about this