Temperaturat e larta theksojnë problematikat e shëndetit mendor duke shtuar numrin e personave që kërkojë ndihmë mjekësore.
Kryesisht periudhën e të nxehtit e përjetojnë me vështirësi të shtuara personat që kanë probleme me ankthin.
“Temperaturat e nxehta prishin cilkin e gjumit. Pra jo thjesht krijimin e një pagjumësie, por cilësinë e gjumit, prishin ekuilibrat biologjik të tipit, prishin elektrolitet. Të gjitha këto që përmenda ndikojnë në cilësinë e jetës, shtojnë tek pacientët me ankth simptomat e tyre”- tha mjeku psikiatër Andi Andoni.
Të gjitha kapacitetet në spitalin psikiatrik të Elbasanit janë të ezauruara ndërkohë ndërkohë ndër këshillat e mjekëve, shumë i rëndësishëm është suporti i familjarëve.
“Duhet suport sa më i lartë familjar ndaj pacientëve që kanë tashmë probleme të shëndetit mendor. Gjithashtu shmangien e temperaturave sa më të larta, konsumimin e sa më shumë lëngjeve dhe ajo që është më kryesorja drejtimi drejt profesionistëve të shëndetit mendor në rastet kur e ndjen që po të prishet cilësia e jetës”– tha Andoni.
Por jo vetëm shëndeti mendor, temperaturat e larta kanë mbushur urgjencën e Elbasanit. Pacientët që kërkojnë ndihmë mjekësore kryesisht shfaqin probleme gastroenterite, temperaturë, alergji dhe pickime nga insektet.
Leave feedback about this