Vdekjet në Shqipëri, në nivelin para pandemisë
Aktualitet

Vdekjet në Shqipëri, në nivelin para pandemisë

Vdekjet në Shqipëri janë rikthyer në nivelin e para pandemisë. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, të gjitha qarqet kanë regjistruar shifra më të ulëta të vdekjeve në krahasim me vitin që shkoi. Megjithatë në vlera absolutë, Tirana, Fieri dhe Korça kanë numrin më të lartë të humbjeve të jetëve në muajt e parë të këtij viti. Përkatësisht në tre muaj, 1358 vdekje në Tiranë, 617 në Fier dhe 545 në Korçë. Përveç numrit të lartë të popullsisë, ky numër i lartë i humbjeve të jetës në këto tre qarqe lidhet me rritjen e sëmundshmërisë në popullatë si dhe grupmoshës së tretë.Në total, në Shqipëri në tre muajt e parë të këtij viti kanë humbur jetën 5557 persona, 32 % më pak se tremujori i vitit 2022 ku u regjistruan 8119 humbje jete. Ndërsa gjatë një viti në Shqipëri kanë humbur jetën afro 24 mijë persona, nga afro 31 mijë që u regjsitruan në kulmin e pandemisë në vitin 2021.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X