Vendimi: Spitali i Traumës integrohet me atë të Ushtarakut
Shendetesi

Vendimi: Spitali i Traumës integrohet me atë të Ushtarakut

Spitali Universitar i Traumës do të integrohet me Spitalin Ushtarak të Forcave të Armatosura. Kwtw lajm e kanw bwrw publike vetw drejtuesit e institucionit. Sipas tyre, vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave me propozimin e Ministrit të Shëndetësisë dhe Ministrit të Mbrojtjes është botuar në Fletoren Zyrtare.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave në vendimin nr.1001, të 2 dhjetorit 2015 “Për integrimin e Spitalit Universitar të Traumës dhe Spitalit Ushtarak të Forcave të Armatosura në një strukturë të bashkuar”, bëhen këto ndryshime:

Në bazën ligjore, togfjalëshi: “të ligjit nr.9106, datë 17.7.2003, “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”, zëvendësohet me “të ligjit nr.55/2022, “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”;

Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “Struktura organike e integruar e Spitalit Universitar të Traumës hartohet dhe miratohet nga ministri përgjegjës për shëndetësinë dhe ministri i Mbrojtjes, sipas përgjegjësive specifike.”.

Kudo në përmbajtjen e vendimit, emërtimet: “Ministrisë së Shëndetësisë”, “Ministria e Shëndetësisë”, “ministri i Shëndetësisë” dhe “ministrit  të  Shëndetësisë”, zëvendësohen përkatësisht, me fjalët: “ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë”, “ministria përgjegjëse për shëndetësinë”, “ministri përgjegjës për shëndetësinë” dhe ministrit përgjegjës për shëndetësinë”.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X