Kur bëhet fjalë për përgatitjen për një natë jashtë, Eva Longoria dhe Victoria Beckham janë njësoj si ne të tjerët. Dy femrat, të cilat i lidh një miqësi shumëvjeçare, kanë postuar në Instagram fotot e tyre në të cilat i shohim, pak para se të vishen dhe të bëhen gati për një dalje në darkë, duke pirë alkool dhe duke u argëtuar.
Të dyja shoqëruan fotot me “Shtëpiake të dëshpëruara” – një referencë e qartë për serialin hit që i dha emër Eva Longorias. Në fotot e para aktoren e shohim të veshur me një palë pantofla të bardha me inicialet e Victoria Beckham-it të shkruara dhe me karfica flokësh, ashtu si mikesha e saj.
https://www.instagram.com/p/ClweN6MI9d1/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=1080&rd=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com&rp=%2Fvictoria-beckham-eva-longoria-shetitje-mes-shtepiakeve-te-deshperuara-ne-londer%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A528%2C%22ls%22%3A121%2C%22le%22%3A525%7D
Pasi përfunduan përgatitjet, ato pozuan me veshjet e tyre mbresëlënëse në një shkallë në shtëpinë e stilistes me fotot familjare të Beckhams në sfond.https://www.instagram.com/p/Clwjf4hofDs/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=1080&rd=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com&rp=%2Fvictoria-beckham-eva-longoria-shetitje-mes-shtepiakeve-te-deshperuara-ne-londer%2F#%7B%22ci%22%3A1%2C%22os%22%3A530%2C%22ls%22%3A121%2C%22le%22%3A525%7D
Victoria kishte veshur një top dhe pantallona të bardha, të cilat i kombinoi me çizmet e saj të firmës pee toe dhe Eva Longoria kishte veshur një fustan të zi të gjatë me dekolte të thellë, të cilin e kombinoi me një mini çante jeshile nga koleksioni i mikeshës së saj.
Pak orë më vonë, Victoria Beckham bëri një tjetër postim nga festa ku mori pjesë me Eva Longorian.https://www.instagram.com/p/ClwxeePoPeR/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=1080&rd=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com&rp=%2Fvictoria-beckham-eva-longoria-shetitje-mes-shtepiakeve-te-deshperuara-ne-londer%2F#%7B%22ci%22%3A2%2C%22os%22%3A532%2C%22ls%22%3A121%2C%22le%22%3A525%7D
Leave feedback about this