Vijon protesta e studentëve të Mjekësisë. Kërkojnë dorëheqjen e Zv/ministres së Arsimit, Albana Tole dhe përballje publike me Ministren Manastirliu
Aktualitet

Vijon protesta e studentëve të Mjekësisë. Kërkojnë dorëheqjen e Zv/ministres së Arsimit, Albana Tole dhe përballje publike me Ministren Manastirliu

Askush nuk mund të hyjnë në Fakultetin në Mjekësisë. Studentët kanë bllokuar hyrjen dhe kanë vendosur një banderolë me mbishkrimin e tarifës që ata detyrohen të paguajnë për një vit akademik për të ndjekur Mjekësisë. Edhe pse ende nuk ka një tarifë zyrtare të miratuar nga Universiteti i Mjekësisë, një prej vlerave që qarkullon nga institucionet është 680 mijë lekë të reja.

“Studentët e Mjekësisë kanë vijuar me protesta dhe bojkotin e mësimit edhe këtë javë të dytë të nisjes së vitit akademik. Ata marshuan drejt Ministrisë së Arsimit ku kërkuan dhe kërkojnë një përballje publike me Ministren Ogerta Manastirliu”.

Sipas tyre, institucionet janë në heshtje prej muajsh dhe nuk pranojnë të ballafaqohen me ta. Studentët janë të vendosur dhe nuk tërhiqen nga bojkoti u dëgjuar zëri i tyre. Ligji i cili trajton në mënyrë të veçantë studentët që ndjekin studimet në Mjekësi të Përgjithshme, parashikon se ata që janë nga vitit i dytë në vitin e katërt duhet të punojnë 3 vite në institucionet publike shëndetësore ku ka nevojë shteti, ndërsa ata që janë në vitin e pestë dhe të gjashtë detyrimin për të punuar e kanë dy vite.

Studentët në përfundim të protestës dorëzuan në Ministri të Arsimit një shkresë ku kërkojnë dorëheqjen e Zv/Ministres së Arsimit, Albana Tole, e cila ka deklaruar se ata studentë që nuk firmosin kontratën, ose nuk paguajnë tarifën të ndërpresin studimet dhe të heqin dorë nga profesioni i mjekut. Si dhe kërkojnë një përballje publike me Ministren e Arsimit për ligjin e miratuar.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X