Viti 2023: Matura Shteterore, teste te vecanta per nxenesit me aftesi ndryshe.
Aktualitet

Viti 2023: Matura Shteterore, teste te vecanta per nxenesit me aftesi ndryshe.

Maturantet me aftesi ndryshe per here te pare do te kene testet e personalizuara ne maturen shteterore ne vitin 2023.Në Maturën Shtetërore 2023 do të bëhet për herë të parë hartimi i testeve të veçanta për maturantët me aftësi ndryshe. Ky ishte lajmi qe beri publike diten e sotme  ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi në prezantimin e rezultateve dhe analizën e Maturës Shtetërore 2022. “Ka qenë një shqetësim i hershëm i prindërve dhe nxënësve ku maturantët me aftësi ndryshe i nënshtroheshin të njëjtit test si maturantët e tjerë. 90% e nxënësve me aftësi ndryshe mësojnë në shkolla normale, vetëm 10% e nxënësve që janë në një shkallë vështirësie më të lartë mësojnë në shkollat speciale apo në Institutin e Nxënësve që nuk dëgjojnë apo që nuk shikojnë”.theksoi ne fjalen e saj Kushi. Ministrja shtoi se kete vit ministria e ka kerkuar Qendres se Sherbimeve Arsimore dhe shume shpejt ajo do te hartoje teste te vecanta ten je shkalle veshtiresie me te lehte per maturantet qe konsiderohen me aftesi ndryshe, bazuar ne nje komision te vecante. Duke folur për vlerësimin e testeve, Kushi theksoi se nëse maturanti merr vlerësimin e testit në e-Albania dhe konstaton që ka një problematikë do t’i drejtohet shkollës, ku një komision i ngritur nga drejtori i shkollës dhe dy mësues të lëndës do e vlerësojnë testin dhe pyetjen ku ka kontestime dhe nëse ata vërtetojnë se ka problematikë, testi do t’i dërgohet Qendrës së Shërbimeve Arsimore ankimimi nga shkolla, e firmosur dhe e vulosur nga shkolla me bar kod do të bëhet edhe rivlerësimi i testit”. Ministrja e Arsimit theksoi se “administrimi i maturës ka diferenca mes mesatares vjetore edhe notës në Maturën Shtetërore. Kjo tregon që procesi i administrimit në atë zonë, në atë klasë ka dështuar kështu që masa e parë është zhvillimi në mjedise të mëdha ku të gjithë janë të monitoruar”. Ministrja bëri të ditur se një tjetër risi do të jetë provimi i dixhitalizuar për të gjithë maturantët, që dëshirojnë të studiojnë për Mjekësi të Përgjithshme. “Kanë qenë 3 mijë maturantë që aplikojnë për mjekësi të përgjithshme, provimi do të zhvillohet brenda 10 ditëve. Në këtë mënyrë garantohet meritokraci dhe transparencë maksimale për këtë kategori maturantësh, që janë më të mirët”, tha Kushi. Ministrja Kushi bëri të ditur se “po ashtu një kërkesë nga maturantët dhe mësuesit është heqja e fletëpërgjigjes se shkaktonte konfuzion edhe te maturantët, por ndonjëherë edhe ngatërresa në korrigjime për të bërë përputhje mes pikëve të korrigjuara nga mësuesi dhe nga skaneri”. Fletëpërgjigja nuk do të jetë më dhe rrisim garancinë që cilësia e korrigjimit do të jetë më e lartë”, tha Kushi.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X