Ndodh edhe kështu. Viti 2023 ka shënuar një shtim të rasteve me HIV-AIDS në të gjithë vendin tonë. Mes 113 të infektuarve të rinj rezultojnë edhe 2 fëmijë.“Janë raportuar dy raste të transmetimit vertikal nga nënë tek fëmija gjë e cila e bën imperative, që në Shqipëri të implementohen përfundimisht të gjitha gratë në programin e testimit dhe parandalimit të transmetimit të infeksionit HIV nga nëna tek fëmija.”tha Arjan Harxhi mjek infeksionist QSUT. Meshkujt vijojnë të jenë më të ekspozuar ndaj kësaj sëmundje me 87 raste përkundrejt 26 femrave. Sipas ekspertëve të sëmundjeve infektive kjo rritje e rasteve po ndodh tek meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale brenda të së njëjtës gjini. “HIV-AIDS mbetet një sëmundjeseksualisht e transmetueshme në Shqipëri, pra nuk transportohet në rrugë të tjera me përjashtim të ndonjë rasti. Ka një trend të ulje të moshës por grupmoshat më të rrezikuara janë ato 20-40 vjeç. Ka mosha të reja deri në 18 vjeç qe janë meshkuj që kryejnë marrëdhënie me meshkuj që janë infektuar në moshë të hershme.”theksoi Arjan Harxhi mjek infeksionist. Për herë të parë në vendin tonë do të ofrohen në farmaci teste të shpejta që mund të aplikohet nga vetë qytetarët nëse rast se ndihen të rrezikuar. Po kështu do të futet terapia me medikamente, që nuk do të përdoren për trajtim, por për parandalim të HIV-it. “Ata persona që janë në risk ose e konsiderojnë veten në risk do të kenë mundësi që të marrin PREP, medikamente të cilat kanë disa skema të caktuara që ata mund ti marrin dhe parandalon transmetimin e HIV. jemi në fazat fillestare dhe kemi filluar me trajnimin e personelit mjekësor”theksoi Roland Bani coordinator kombëtar për Hiv Aids. Përgjatë 2023- shit kanë ndërruar jetë 15 persona me AIDS, 8 prej të cilëve u diagnostikuan po këtë vit. Aktualisht në Shqipëri janë të përfshirë në skemën e mjekimit 825 persona të rritur dhe 12 fëmijë me HIV.
Aktualitet
Viti 2023, shtohen rastet me HIV-Aids, mes 113 të infektuarve edhe 2 fëmijë.
- December 1, 2023
- 0 Comments
- 82 Views
Leave feedback about this