Vleresohen mjekët, më në fund marrin rritjen e pagës  me 50 mije leke
Shendetesi

Vleresohen mjekët, më në fund marrin rritjen e pagës  me 50 mije leke

Sipas situatës së krijuar mjekët duket se I duhet të jenë falenderues fushatës zgjedhore. Duket se ka ndikuar në një mënyrë fushata zgjedhore dhe mjekët e rinj kanë qenë target grupi potencial.  Konkretisht u bë më dije pak javë më parë, nga qeveria e cila  njoftoi vendimin për të rritur pagat me 50 mijë lekë për mjekët specialistë. Edhe pse ndodhi një pakenaqesi mes mjekëve specialist dhe atyre te familjes sërish këta të fundit mundën të përfitonin rritjen e premtuar. Nderkaq sot lajmi është konkretizuar përmes mjekëve nëpër spitalet e vendit të cilët kanë shprehur mirënjohje për vlerësimin e bërë në këto momente. Në një postim të mediave sociale të misnistres se shëndetësisë z. Ogerta Manastirliu paqyrohet një numër I madh mjekësh nga ane e kend vendit të cilët falenderojnë për besimin dhe sigurine qe ju dhane me kete nderhyrje ne vlersimin e tyre permes pages. Ata thonë se rritja e pagave është një mundësi edhe për të frenuar largimin e bluzave të bardha jashtë vendit. “Si mjeke e re specialiste ndihem e motivuar të punoj në një spital me kushte optimale dhe me një pagë që vlerëson profesionin tonë“, tha Xhensila Ujka, nefrologe në spitalin bashkiak të Kurbinit. Nderkaq mjeket e ronje e vleresojne shume mundesine e dhene nga qeveria per te realizuar e zhvilluar sa me shume karrieren e tyre. “Rritja e pagave është një lajm shumë i mirë sidomos për mjekët specialistë të rinj, të cilët rrisin rrugëtimin e tyre me një motivim më shumë“, tha Dr. Edlira Elezi Buçpapa, endrokrinologe në spitalin bashkiak të Kurbinit. Dr. Naim Nezaj, mjek specialist në spitalin bashkiak Tropojë thotë se: “Kjo rritje pagash është një shtysë për mjekët e rinj që të qëndrojnë dhe të shërbejnë në vendin e tyre.”

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X