Zjarret,”shkrumbojne”apartamente ne Tirane, Ministria financave:Kete vit do behet me detyrim sigurimi banesave.
Aktualitet

Zjarret,”shkrumbojne”apartamente ne Tirane, Ministria financave:Kete vit do behet me detyrim sigurimi banesave.

Kete pasdite eshte perfshire ne flake nje apartament prane Gjykates se Tiranes.Zjarri ne apartamentin ne katin e 9 prane gjykates eshte bere shume problem per gjithe banoret jo vetem te pallatit por edhe te gjithe zones. Shërbimet zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve. “Më datë 05.02.2023, rreth orës 17:55, në rrugën “Asim Vokshi”, në një pallat, ka rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“- njofton policia. Pak minuta më parë një tjetër apartament eshte perfshire ne flake ne Elbasan por per fat te mire pa të lënduar ne njerez.

Ministria Financave,kete vit i detyrueshem sigurimi nga termeti dhe zjarri.

Ministria e Financave planifikon që përgjatë këtij viti të bëjë të detyrueshëm sigurimin e banesave nga zjarri dhe tërmeti. Kjo iniciativë ka nisur 3 vite më parë, fill pas tërmetit të 26 Nëntori,   dhe pas një fature të majme që pagoi buxheti i shtetit për kompensimin e qytetarëve të prekur, por që ende nuk është finalizuar.  Si draft fillestar mbi të cilin nisën diskutimet teknike është marrë ai i hartuar me asistencën e Bankës Botërore në vitin 2014, ku vendoset si kusht që përpara marrjes së certifikatës së pronësisë, banesa të ketë të paguar edhe siguracionin. Sipas versionit fillestar të draftit, pagesa e detyruar do të variojë nga 15-25 euro për sigurim banese dhe kompensimi në rast dëmesh do të jetë nga 15 mijë deri në 25 mijë euro. Deri më tani ka një vendim të përgjysmuar për sigurimin e detyrueshëm të banesave,  i cila prek vetëm një segment të tregut të pasurive të paluajtshme,  kryesisht ato banesa që janë ndërtuar por nuk janë shitur, ato që po ndërtohen apo do të ndërtohen, duke mos patur efekt prapaveprues për banesat ekzistuese dhe duke e lënë zbuluar këtë pjesë. Bëhet fjalë për vendimin e qeverisë, të miratuar pas tërmetit, i cili e bënte të detyrueshëm sigurimin e banesave nga tërmeti për ato apartamente që ishin ende të pashitura nga ndërtuesit. Sipas vendimit “ndërtuesi/zhvilluesi/investitori i dorëzon blerësit, njëkohësisht me lidhjen e kontratës për kalimin e pronësisë së ndërtesës, një kontratë sigurimi me afat 10- (dhjetë) vjeçar me përfitues blerësin/blerësit dhe me efekt nga data e përfundimit të punimeve”. Vendimi i qeverisë rregullon edhe tarifën vjetore të primit të sigurimit e cila nuk mund të jetë më e ulët se 0.1 për qind e shumës së sigurimit/limit të përgjegjësisë së përcaktuar në kontratën e sigurimit. Pra, për një banesë që kushton 100 mijë euro, primi i sigurimit nuk mund të jetë më pak se 100 euro, duke vendosur në këtë mënyrë një çmim dysheme poshtë të cilit kompanitë e sigurimit nuk mund të ofrojnë policat e sigurimit. Po një tjetër mangësi e vendimit në fuqi, është se nuk përcakton se çfarë do të ndodhë pas 10 vitesh, pasi kontrata me ndërtuesin të ketë përfunduar.  Mesa duket ligji i ri, do të synojë të ndërhyjë në këtë pikë dhe në ato banesa ekzistuese që nuk janë përdorur për kredi hipotekore, pasi për ato të cilat janë objekt kredie, sigurimi është i detyrueshëm.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X