Drejtimi i familjes u lihet ende të moshuarve
Në Shqipëri burrat vijojnë të jenë dominantë në familje duke marrë vendime, menaxhuar dhe sjellë më shumë të ardhura.
Sipas të dhënave të INSTAT, 75.7% e familjeve në Shqipëri kanë si person reference që merr vendime, një burrë, dhe vetëm ¼ kanë një grua.
Konkretisht përqindja e personave të referencës burra është më e lartë krahasuar me gratë të cilat llogariten në 24.3 përqind.
Në përgjithësi personat e referencës në familje kanë tendencë të jenë personat më të moshuar.
49% e kryefamiljarëve janë të moshës 60 vjeç e lart, dhe 15 përqind janë nën moshën 40 vjeç.
Sipas Censit 2023, përgjithësisht shpërndarja e lartë e personave të referencës gra në mosha të mëdha, mund të shpjegohet me jetëgjatësinë më të lartë tek gratë dhe diferenca mesatare e moshës ndërmjet bashkëshortëve.
Por ajo që vihet re në Shqipëri është se edhe përqindja e kryefamiljareve gra në grupmosha më të reja është gjithashtu shumë e lartë.
Të dhënat tregojnë se nga 24 përqind e grave që mbajnë apo marrin vendime për familjen dhe sigurojnë të ardhura, më shumë se gjysma janë nën moshën 20 vjeç.
Leave feedback about this