AMF, bwn bilancin e sigurimeve per muajt janar_prill. Sipas statistikave te buletinit zyrtare te monitoruar nga AMF të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-prill 2023 kapën vlerën 6,819 milionë lekë, ose 16.75% më shumë se në janar-prill 2022. Gjatë muajit janar-prill 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 384,225 me një rritje prej 14.31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.67% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 8.31% dhe risigurimi 0.021%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 46.69% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 53.31% të totalit të tregut.
Gjatë muajit janar-prill 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,108 milionë lekë, ose 3.26% më pak se në muajin janar-prill 2022, kryesisht ndikuar nga efektet e dëmeve në sigurimin e pronës. Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin janar-prill 2023 kapën vlerën 1,533 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 9.83% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-prill 2023 arritën rreth 3,636 milionë lekë, ose 9.06% më shumë se në muajin janar-prill 2022.
Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar-prill 2023, pati një rritje prej 8.75% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.93% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Produkti Karton Jeshil në muajin janar-prill 2023 pati një rritje prej 10.84% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 62.69% krahasuar me muajin janar-prill 2022.
Produkti Sigurim Kufitar, në muajin janar-prill 2023, pati një rritje 8.17% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar-prill 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 17.98%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar-prill 2023 arritën rreth 3,184 milionë lekë, 26.97% më shumë se në muajin janar-prill 2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 2.26% krahasuar me muajin janar-prill 2022.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar-prill 2023, patën një rritje me 27.76% kundrejt muajit janar-prill 2022.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar-prill 2023 siguruan mbi 1,703 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 66.48%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 24.85% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatëmuajit janar-prill 2023, vihet re një rritje prej 28.43% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 6.11% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin janar-prill 2022.
Të ardhurat nga sigurimete Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatëmuajit janar-prill 2023, arritën në rreth 422 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 1.28% në krahasim me muajin janar-prill 2022.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatëmuajit janar-prill 2023, arritën rreth 567 milionë lekë, ose 23.82% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
*Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar-prill 2023 u ulen me 3.26% krahasuar me janar-prill 2022. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit te motorik me rreth 1,533 milionë lekë, apo 72.76% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.
Emërtimi | Vlerat (në 000 lekë) | Ndryshimi | |
(në %) | |||
janar-prill | 2022 | 2023 | 23/`22-1 |
Dëmi mesatar | |||
MTPL e brendshme | 191 | 175 | (8.79) |
Karton Jeshil | 428 | 595 | 39.03 |
Kasko | 98 | 133 | 35.87 |
Leave feedback about this