Ministrja Kushi pezullon Rektoren e Shkodrës, u denoncua nga “Stop” se merrte Lekë për provimet
Aktualitet

Ministrja Kushi pezullon Rektoren e Shkodrës, u denoncua nga “Stop” se merrte Lekë për provimet

Rektorja e Universitetit të Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi është pezulluar nga detyra.

Vendimi është marrë nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, pas denoncimit nga emisioni Stop në Tv Klan të fenomenit të mitmarrjes në këtë universitet, ku ishte e përfshirë edhe vet rektorja.

Stop solli mbrëmjen e së mërkurës se prova se rektorja Golemi dhe pedagogia Donalda Laçej, që jep lëndën biokimi mjekësore për 3 degë, merrnin para nga studentët për të kaluar në provime.

Bashkëpunëtori i emisionit investigativ i zgjat zarfin me 150 Euro. Pasi e shtyn disa herë, Rektorja e vendos në tavolinën e saj dhe i premton se do i vendosë notë kaluese në provim.

Një tjetër denoncues i tha emisionit Stop se është detyruar të paguajë pedagogen Donalda Laçej për të marrë provimin e biokimisë.

Zarfin me emrin e tij ia dorëzoi në një klasë, ku nuk kishte student.

“Ka raste specifike që i është djegur diploma për shkak të këtij provimi. Nuk kanë pasur mundësi të bëjnë pagesën, i është djegur komplet diploma”thuhet në prononcim.

Një tjetër shqetësim i studentëve është dhe libri i biokimisë mjekësore, me autorë dy pedagogët, të Rektores Suzana Golemi dhe Donalda Lecajt. Sipas studentëve, ata janë të detyruar që të paguajnë 5 mijë e 500 Lekë për ta blerë këtë libër.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X