Strukturat hoteliere në kërkim të forcës punëtore të kualifikuar.
Aktualitet

Strukturat hoteliere në kërkim të forcës punëtore të kualifikuar.

Strukturat hoteliere janë vënë në kërkim të forcës punëtorë të kualifikuar për të pasur një të ardhme sa më të mirë në turizëm. Turizmi është një sektor kyç në ekonominë e vendit, por që shpeshherë sfidohet nga mungesa e fuqisë punëtore. Në Durrës, kjo vështirësi është e ndjeshme sidomos gjatë periudhave të sezonit turistik kur kërkesa për shërbim është në rritje.

Zgjidhjen, operatorët turistik e shohin kryesisht te institucionet arsimore të vendit tonë për të siguruar forcë punëtore të kualifikuar.

“Është një kërkesë e hershme e jona, qoftë për studentët, qoftë dhe për nxënësit e shkollave profesionale, të cilët janë një krah i fortë pune në sezonin turistik.”

Shtimi i numrit të turistëve të huaj dhe vendas, ka nxitur strukturat e Hoteleri-Turizmit të shtojnë kapacitet akomoduese, si dhe të rrisin standardin e shërbimit.

“Këtë vit, të gjithë strukturat turistike kanë marrë masat për të shtuar kapacitetet, për të rritur standardin e shërbimit, për të marrë punëtorë më të kualifikuar.”

Por, a janë gati strukturat turistike për të pritur fluksin e turistëve, prenotimet e të cilëve kanë nisur që vitin e kaluar?

“Unë them që Shqipëria është gati për të përballuar çdolloj fluksi turistik, duke pasur parasysh anën profesionale që të gjithë turistët vijnë me prenotim.”

Sezonin e kaluar, Durrësi u vizitua nga një numër rekord turistësh të huaj, ndërsa sezoni i ardhëm sipas parashikimeve pritet të sjellë akoma edhe më shumë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X