Cilësia e ajrit në Tiranë është e pashëndetshme. Kështu ka deklaruar ekspertja e mjedisit Valbona Mazreku, e cila në një intervistë për emisionin 7pa5 deklaroi se shifrat reale për cilësinë e ajrit në kryeqytet mungojnë dhe nuk janë bërë publike nga institucionet përgjegjëse. “Cilësia e ajrit në Tiranë është e pashëndetshme dhe i ka të kaluara vlerat gjatë gjithë vitit. Shifrat tregojnë që 99% në mbarë globin thithin ajër jo të shëndetshëm. Në Tiranë e kanë më të lartë dhe ne nuk e dimë se sa janë shifrat reale”, tha Mazreku. Mazreku më tej renditi edhe faktorët e ndikimit në cilësinë e ajrit të ndotur në Tiranë, ku ndërtimet dhe trafiku janë ato që e bëjnë ajrin më të ndotur. “Bujqësia është një ndër sektorët dhe Tirana nuk është e tillë e mund ta përjashtojmë. Një tjetër faktor janë ndërtimet dhe tirana është. Transporti o ashtu është një tjetër faktor, dhe cclirimi i gazit rrit nivelin e dioksideve të ndryshme. Mbetjet janë një tjetër faktor që ndikon në ndotjen e mjedisit. Këto gjera sjellin edhe problematika në shëndetin e njerëzve që kanë edhe probleme shëndetësore si kardiovaskulare apo me mushkritë”.Mazreku më tej shtoi se edhe në qytete të vogla dhe në periferi, ku familjet gjatë periudhës së dimrit zgjedhin që të ngrohen me zjarr, cilësia e ajrit në dimër është më i dëmshëm.
Aktualitet
Ajri në Tiranë i ndotur dhe i rëndë për shëndetin. / Ekspertja tregon faktorët që ndikojnë .
- September 7, 2023
- 0 Comments
- 197 Views
Leave feedback about this