Aksioni për autoshkollat/ 20 për qind e subjekteve kapen me shkelje
Aktualitet

Aksioni për autoshkollat/ 20 për qind e subjekteve kapen me shkelje

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka ndërmarrë një aksion të verifikimit të autoshkollave në mbarë vendin. Faza e parë ka nisur në Tiranë, ku janë verifikuar 70 subjekte nëse ushtronin aktivitetin e tyre në përmbushje të kuadrit ligjor dhe rregullator.

Në përfundim të inspektimit, drejtoria ka gjetur në shkelje një sërë autoshkollash, duke propozuar masa administrative. Drejtoria vendosi pezullimin e aktivitetit për 13 autoshkolla, ku 10 pezullimi janë 1 mujore.

Për 3 të tjera u propozua pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit heqja e licencës së ushtrimti të detyrës. Gjithashtu, është propozuar largimi nga detyra për një përgjegjës sektori të lejeve të drejtimit në Tiranë dhe ndalim ushtrimi profesioni për dy instruktorë autoshkolle.

Masa të tjera disiplinore janë dhënë për një specialist regjistrimi mjeti po në Tiranë, për shkelje në lëshimin e lejes së qarkullimit për një automjet autoshkolle, që nuk plotësonte kriteret.

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor pati paralajmëruar aksionin e ndërmarrë, pas sinjalizimeve të marra se në disa prej këtyre institucioneve ushtrohej aktiviteti në shkelje të rënda të parashikimeve ligjore.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X