Alarmi nga Ekspertet: 10-vjeçar duhanpirës.
Shendetesi

Alarmi nga Ekspertet: 10-vjeçar duhanpirës.

Vetem 10 vjec dhe kane nisur te quhen perdorues te rregullt te cigareve. Përdorimi i cigareve të tilla elektronike, apo si njihen ndryshe vape, apo pafet (puffs) nga nxënësit e shkollave po kthehet në një shqetësim shume te madh jo vetem per femijet por edhe per mesuesit e prindrit. Përhapja e tyre ka bërë që ekspertët e  shëndetit publik të ngrenë alarmin për shëndetin e fëmijëve, pasi po ulet ndjeshëm edhe mosha duke nisur që 10 vjeç.

“Po bëhet më e frikshme, kanë filluar të përdorin këto lloj produktesh të edhe fëmijët e klasave të pesta e të gjashta. Këto lloj produktesh janë absolutisht të ndaluara nga të rinjtë nën moshën 18 vjeç. Do të kemi përmasa të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë pas disa vitesh kur këta të jenë adultë.” Sqaron Shuperka  eksperti i shendetit publik per tv klan. Sipas ekspertit të këtyre çështjeve, edhe pse ato janë me esencë të frutave apo përzierje të tjera në përbërje të tyre kanë edhe nikotinë.

“Këto cigare kanë në përbërje nikotinë, 2 %, dhe krijon varësi. Është e dëmshme për shëndetin.  Nga sondazhet na rezulton se po arrimë shifra të frikshme, rreth 50% e nxënësve.” sqaron eksperti.

 Eksperti rekomandon se për të mbajtur fëmijët larg duhanpirjes duhet nisur me edukimin e tyre që në moshë të hershmne, dhe përfshirjen në kurrikula mbi dëmet shëndetësore që shkaktohet nga perdorimi I cigareve te tilla dhe duhanit.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X