Bazuar në statistikat zyrtare të AMF të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimeve për muajin janar-prill 2023 kapën vlerën 6.8 miliardë lekë, ose 16.75 % më shumë se në janar-prill te vitit 2022. Te dhenat statistikore tregojnë së tregu është I përqendruar në sigurimet e detyrueshe. Konkretisht thuhet se sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) gjatë muajit janar-prill 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 384,225 me një rritje prej 14.31 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sic theksuam më sipër tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.67 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës k anë 8.31 % dhe risigurimi 0.021 %.Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 46.69 % dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 53.31 % të totalit të tregut.Edhe pse me hapa shumë të ngadaltë duket se përqindja e sigurimet vullnetare sa vjen dhe rritet, Nderkohë gjatë muajit janar-prill 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,108 milionë lekë, ose 3.26 % më pak se në muajin janar-prill 2022, kryesisht ndikuar nga efektet e dëmeve në sigurimin e pronës. Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin janar-prill 2023 kapën vlerën 1.5 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 9.83 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurime të Detyrueshme
AMF: 6.8 miliardë lekë të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit,për muajin janar-prill 2023.
- May 30, 2023
- 0 Comments
- 124 Views
Leave feedback about this