Shitja e antidepresantëve pa rekomandim mjekësor është e ndaluar me ligj dhe farmacitë të cilat e shkelin atë mund të humbasin licencën. Por, kjo nuk po respektohet.Numri i përdoruesve që marrin këto ilaçe po rritet çdo ditë. Mjekët ngrenë alarimin se tek adoleshentët marrja e pilulave po kthehet në trend. “Kemi pacientë të moshës 15-16 dhe 17 vjeç që kanë nisur përdorimin është shqetësuese sepse është bërë trend ksanaksit, tablet benzodiazepine. Policia nuk e quan shkelje nëse të kap, shkeja e vetme është që nëse ti shkon në farmaci dhe e blen pa recetë dhe pa rekomandimin e mjekut.” Vecoi Suela Xhufi mjeke Toksikologe. Pilulat për të kontrolluar ankthin jepen vetëm nga specialistët, pasi përdorimi pa kriter krijon varësi dhe pasojat janë edhe më të rënda. Kwtw alarm e bwjnw me dije mw sw shumti mjekwt psikiatwr tw cilwt hasin thuajse cdo ditw problematika tw mwdha. “Japin një lloj qetësie të momentit sa të duket sikur sëmundja ka ikur dhe nuk do të kthehet më, por në fakt në të njëjtën kohë kur ato merren pa kriter janë alarm sepse krijojnë varësi. krijojnë një varësi një sëmundje që është më e rëndë sesa ankthi që kishin më pare. Ka shumë lloje anksiolitikët që ne i përdorim si mjek psikiatër për të trajtuar ankthin afatshkurtër, por gjithmonë nëpërmjet rekomandimit tonë me protokoll, i përdorim deri në 3 javë për të shoqëruar antidepresivin.”, tha Valentina Asabella Mjeke Psikiatre.Kombinimet më të shpeshta që po bëhen me këto pilula janë me alkool dhe substanca të tjera narkotike. Tw rinjtw janw shumw tw rrezikuar nga pwrdorime te tilla. “ Kam hasur disa të rinj që i përdorin këto medikamente të shoqëruara me alkool dhe janë raste fatale të cilat mund të bëhen shkak edhe për vdekjen.”vijoi Valentina Asabella mjeke psikiatre. Ekspertët e shëndetit mendor këshillojnë që të rinjtë të merren me aktivitet fizik dhe të heqin dorë nga përdorimi i substancave narkotike si dhe alkooli, për të mbrojtur shëndetin.
Shendetesi
Antidepresantët jepen pa recetë/ Mjekët: Adoleshentët i përdorin pa kriter medikamentet
- August 4, 2023
- 0 Comments
- 113 Views
Leave feedback about this