Auditimi i KLSH për ‘Onkologjikun’: Mungojnë pajisjet mjekësore,nuk përmbushin protokollin për kurim.
Shendetesi

Auditimi i KLSH për ‘Onkologjikun’: Mungojnë pajisjet mjekësore,nuk përmbushin protokollin për kurim.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) “nxjerr zbuluar” spitalin Onkologjik të QSUNT. KLSH ka përfunduar kryerjen e auditimit mbi trajtimin e sëmundjeve tumorale, nisur nga numri i lartë i popullatës që preken çdo vit, 6 mijë pacientë diagnostifikohen me këtë prblem.

Bazuar në auditimin e KLSH, Shqipëria ka vetëm një “spital onkologjik” pranë QSUNT në Tiranë, ku të gjithë pacientët e dyshuar dhe më pas të diagnostikuar me sëmundje tumorale nga spitalet rajonale, nga jugu në veri, duhet të vijnë në QSUNT për përcaktimin e saktë të diagnozës dhe më pas në ecurinë e protokollit të mjekimit.

Sipas KLSH, pavarësisht përpjekjeve pozitive në drejtim të hartimit të Programit Kombëtar të Kancerit, në sigurimin e pajisjeve me teknologji të lartë, në sigurimin e medikamenteve të rimbursueshme, të përmirësimit të cilësisë së shërbimit shëndetësor, ende mbetet shume për të bërë në këtë drejtim.

Sipas raportit audites të KLSH vërehet se:“Ministria e Shëndetësisë nuk disponon raporte monitorimi dhe vlerësimi, mungojnë të dhënat në kohë reale të sëmundjeve tumorale si dhe mos miratimi i akteve administrative normative, reflektojnë në zgjidhje jo plotësisht racionale në përmirësimin e cilësisë së shërbimit shëndetësor, në rritjen e jetëgjatësisë dhe në uljen e mortalitetit të pacientëve me kancer”. Mangësitë në këtë spital nuk kanë të sosur edhe pse ndryshime ka por nuk janë në dobi të pacientit.

Bazuar në të dhënat e auditimit të KLSH thuhet së ‘Drejtoria e Përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare Tiranë “Nënë Tereza”, nuk ka mundur të sigurojë pajisjen mjekësore të Brankiterapisë, të disa elementëve (Tubusa, Pompa dhe Maska termo plastike), nuk ka mundur në kohë të realizojë rehabilitimin e ambienteve për përshtatjen e vendosjes së pajisjes së Ortovoltazhit si dhe mostrajtimi në kohë i pacientëve që kanë nevojë për to, tregon se shërbimi i Spitalit Onkologjik në trajtimin e sëmundjeve tumorale për periudhën në auditim nuk ka efektivitet të plotë, duke cënuar cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve’ Ekspertet e KLSH  nuk kanë lënë pa evidentuar dhe mungesën e infrastrukturës së nëvojshme në godinë e cila është e papërshtatshme për këtë target grup pacientësh. ‘Mungesa e infrastrukturës së nevojshme të godinës së spitalit, ndikon negativisht në cilësinë e shërbimit të pacientëve duke ulur besimin për një shërbim spitalor të denjë dhe të pastër duke treguar se shërbimi i Spitalit Onkologjik, nuk ka efektivitet të plotë, për trajtimin e sëmundjeve tumorale për periudhën në auditim’, thuhet në raportin e Auditimit të KLSH.

‘Njësitë e kimioterapisë pranë spitaleve rajonale kanë qenë pjesërisht efektiv në trajtimin e sëmundjeve tumorale si pasojë e mos hartimit të detyrave funksionale për mjekët onkolog, funksionojnë me kapacitete minimale, nuk adresohen të gjitha skemat e trajtimit nga QSUNT në ketë spitale, nuk kanë kapacitete spitalore të plota me burime njerëzore mjekë onkologë, pajisje dhe materiale mjekësore, shtretër të dedikuar, nuk përgatisin një plan kujdesi për të sëmurët paliativ, mungojnë sistemet informatizuara të raportimit, si dhe përballen me riskun e mungesës së medikamenteve të trajtimit të sëmundjeve tumorale’, vijon raporti.

“Mungesa e të dhënave të përditësuara, ndikon negativisht në planifikim të prioriteteve dhe monitorim të kontrollit të kancerit, si dhe nuk jep informacion të rëndësishëm për zhvillimin e politikave dhe masave parandaluese. Mos funksionimi i të gjithë këtij zinxhiri spitalor në raportim dhe në koordinim midis tyre tregon një performancë të dobët në statistikat zyrtare ndonëse politikat shëndetësore qeveritare reklamojnë menaxhim dhe monitorim në kohë të trajtimit të sëmurëve tumoralë deri në mortalitet’.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X