Babai i foshnjës së infektuar me HIV: Ogerta Manastirliu s’pranoi të na takonte, si qytetarë meritojmë të dimë se çfarë ka ndodhur me djalin tone.
Shendetesi

Babai i foshnjës së infektuar me HIV: Ogerta Manastirliu s’pranoi të na takonte, si qytetarë meritojmë të dimë se çfarë ka ndodhur me djalin tone.

Mister  mbetet ende menyra se si një foshnjë është infektuar me HIV/ADIS gjate trajtimit ne QSUT. Familja e vogëlushit ështe larguar nga Shqipëria për në Itali në mënyrë që fëmija i tyre të marrë trajtimin e duhur mjekësor ne shtetin fshinj. Në një intervistë për Panorama e Mëngjesit, babai i fëmijës se infektuar, theksoi se nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet shqiptare dhe “askush nuk mban përgjegjësi”, për atë që i ndodhi djalit të tij. Ai theksoi se kanë insistuar që të takohem me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu por sipas tij ajo “kurrë nuk e mori hapin të na takonte, nuk e konsideroi të rëndësishme kauzën e djalit tonë në axhendën e saj.” Babai rrëfeu për Panorama TV se nuk ka nisur asnjë lloj hetimi për çështjen. “Në 5 shtrimet që ka pasur fëmija ishin tek pediatria e QSUT-së. Duhet një hetim i plotë nga ana e Prokurorisë. Por problemi qëndron se pas kallëzimit tonë që kemi bërë më 21 qershor 2022, kalvari jonë nuk përfundon këtu, duke mos parë asnjë reagim. Kemi pasur takime të shumta nga zv.ministrja Mira Rakacolli, teka Albana Fico, drejtoresha e spitalit, drejtoresha e depos famaceutike, askush nuk mban përgjegjësi. “Ka qenë institim i vazhdueshëm nga ana e bashkëshortes sime për tu takuar personalisht me zonjën Ogerta Manastirliu, kurrë nuk e mori hapin të na takonte për të parë çfarë ndodhi me djalin tonë. Në fund jemi qytetarë të atij vendi dhe meritojmë shpjegime se çfarë ndodhi me djalin tonë. Ajo kurrë nuk e konsideroi të rëndësishme kauzën e djalit tonë në axhendën e saj. Na caktoi Mira Rakacollin që është thjesht një figurë.  Atëherë siç e thashë bëmë kallëzimin, por nuk është nisur asnjë lloj hetimi. Kallëzojmë sistemin shëndetësore dhe Saimir Hysa anon drejt pallës së kallëzuar, mbylli çështjen duke mos nisur asnjë hetim, ishim në Itali në atë kohë. U detyruam të kthehemi për të dorëzuar provat, e apeluam dhe gjykata e shkallës së parë dha vendimin në favorin tonë. Ai e apeloi sërish”, tha babai. Nderkaq kujtojme se pak dite me pare Gjykata vendosi se do te rihapet dosja per infektimin e nje femije me hiv ne QSUT. Kete vendim ka marre tashme Gjykata e Tiranës, kjo e fundit  do të hapë çështjen në lidhje me denoncimin për një ngjarje të rëndë të ndodhur në kryeqytet. Prindërit e foshnjë akuzojnë QSUT-në se fëmija i tyre është infektuar me HIV në ambientet e Pediatrisë kur ka qenë i shtruar. Apeli mësohet se ka urdhëruar gjykatën që të hapë çështjen e foshnjës me HIV. Vendimi për hapjen e çështjes, pas apelit të prindërve. Ngjarja në fjalë u denoncua nga prindërit ku treguan se si u infektua fëmija i tyre, ndërkohë që ata rezultojnë negative. Prindrit kane denoncuar menjehere ngjarjen e ndodhur dhe tashme jane pajtuar me situaten qe ju ka ndodhur. Ato kane marre masa dhe tashme kane muaj qe jetojne jashte shqiperie. Ne nje dalje publike ne media prindrit bene me dije qe duan te sensibilizojne cdo prind e jene te gatshem per te perballuar cdo fatkeqesi.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X