Bie numri i fëmijëve të vaksinuar, Instituti i Shëndetit: Të mos neglizhohet vaksinimi
Shendetesi

Bie numri i fëmijëve të vaksinuar, Instituti i Shëndetit: Të mos neglizhohet vaksinimi

 Vaksinimi i detyruar i fëmijëve vitet e fundit ka pësuar ulje, veçanërisht vaksinimi ndaj fruth-rubeolës. Refuzimi i kësaj vaksine ka ndodhur për shkak të pandemisë dhe frikës së autizimit. Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Instituti i Shëndetit publik kërkon që Inspektoriati Sanitar të marrë masat që asnjë fëmijë që nuk kryer vaksinat e detyruara sipas kalendarit të mos paraqitet në shkollë, çerdhe apo kopesht.“ Vaksina që ka më shumë ulje të mbulesës vaksinale është e fruthit, pasi ka një stepje. Prindërit e kryejnë por e vonojnë në kohë. Inspektoriati Sanitar shtetëror ka të drejtë të shkojë të largojë fëmijën nga cerdhja, kopshti apo dhe shkolla dhe ti vendosin gjobë prindërit nëse ai nuk e vaksinon fëmijën e tij.”tha Rovena Daja pë rgjegjë se e programit të  vaksinimit. Shkollat private janë ato që lejojnë më shumë regjistrimin e fëmijëve pa kartelën e vaksinimit. Sipas ligjit për sëmundjet infektive, Inspektoriati Sanitar jo vetëm që ka të drejtë të vendos gjobë por mund të cojë deri në mbyllje të institucionit që kryen shkelje.“Pak më shumë kemi probleme me çerdhet dhe kopshtet private sepse tolerojnë që të shtyhet një vaksinë dhe harrojën që kjo dëmton në rrallë të parë fëmijën.  Sipas ligjit të sëmundejve infektive, Inspektoriati Sanitar jo vëtëm që ka drejtë që  vendos gjobë por mund të çojë deri në mbylle të institucionit sepse kemi të bëjëm me shëndetin e fëmijëve deh duhet të ruajmë fëmijën tonë por edhe të tjerëve.”theksoi Daja Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik , në rang vendi vaksinimi ndaj fruthit me një dozë ka rënë në 89% dhe me dy doza nën 95% nga mbi 98% që ishte mbulesa vaksinale në të gjithë vendin.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X