Shtohen rrjetet e laboratoreve mjekësore në të gjithë vendin. Pandemia e Covid 19, ishte shkaktari kryesore që shtoi frikshëm laboratorët për kryerjen e analizave mjekësore, aq sa në rrugët e Tiranës ka më shumë laboratorë se byrektore. Sipas Urdhërit të Mjekëve në Shqipëri janë të licensuar vetëm 93 mjekë laboratori kliniko-biokimike, ndërkohë që numri i laboratorëve të regjistruar ne QKR është shumëfish. Shpesh qytetarët i bëjnë analizat në dy tre laboratore për të konfirmuar rezultatet dhe nuk janë të pakta rastet kur janë përballuar me rezultate të gabuara. Kryetarja e bordit të akreditmit të laboratorëve pranë DPA thotë se shumica e këtyre laboratorëve dorëzojnë dosje me emra mjekësh fiktivë.“Në dosje kanë vetëm emrin e një mjeku që ka licensë, por që ai nuk shkon kurrë në atë laborator. Nuk ka se si të kontrollojë një mjek që ka emrin në 30 laboratorë”.theksoi ajo. Laboratorët mjekësorë duket se nuk i kontrollon askush ska ditë që jo vetëm në kryeqytet por dhe në qytetet më të largëta hapet një laborator I ri. Inspektorati Shëndetësor duhet të ndërhyjë menjëherë për të kontrolluar morinë e laboratorëve, që në fakt nuk kanë kushte për të kryer analiza dhe jo më të diskutohet për saktësi në rezultate.
Aktualitet
Bumi i laboratorëve mjekësore në Shqipëri: Vetëm 93 prej tyre janë të licensuar
- July 8, 2023
- 0 Comments
- 85 Views
Leave feedback about this