Dosjet mbingarkojnë edhe Gjykatën e Tiranës. 40 mijë vendime në 2023, një gjyqtar jep 900 vendime në vit
Aktualitet

Dosjet mbingarkojnë edhe Gjykatën e Tiranës. 40 mijë vendime në 2023, një gjyqtar jep 900 vendime në vit

Mbingarkesa e prokurorive dhe gjykatave me çështje është shqetësimi më i madh i sistemit të drejtësië sot. Largimet që sollën më pas stokun e dosjeve, nuk prekën vetëm Gjykatën e Lartë dhe Apelin, problemi duket se është më i shtrirë.

Gjyqtarja për median në Gjykatën e Tiranës, Migena Laska, në një intervistë për Tv Klan, thotë se gjatë 2023, kjo gjykatë mori në shqyrtim dhe doli me vendim për 40 mijë çështje.

Migena Laska, gjyqtare në Gjykatën e Tiranës: Niveli i vendimeve të dhëna nga një gjyqtar është dukshëm tepër i lartë. Një gjyqtar i dhomës penale përgjatë vitit 2023 ka shpallur, përfunduar minimalisht 800-900 vendime në vit. Referuar dhomës civile variojnë edhe me një numër të lartë.

Fluski është i njëjtë edhe gjatë 2 muajve të parë të 2024 dhe po përballohet me gjysmën e organikës.

Migena Laska, gjyqtare në Gjykatën e Tiranës: Dhoma penale në këtë moment që flasim përballohet puna prej 19 gjyqtarësh kurse në dhomën civile sot përballohet puna vetëm prej 29 gjyqtarësh.

Por çfarë çështjesh shqyrtojnë më shpesh gjyqtarët e Tiranës?

Migena Laska, gjyqtare në Gjykatën e Tiranës: Veprat penale që fatkeqësisht e them me shumë keqardhje këtë gjë janë veprat penale që lidhen me dhunën në familje, me keqtrajtimin e të miturve, formave të ndryshme të vjedhjeve dhe vepra penale e drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt.

Teksa zgjidhja duket se ka mbetur në dorën e kohës për plotësimin e vakancave që pavarësisht zgjidhjeve të tjera është kryesorja, një gjyqtar i Gjykatës së Tiranës do të duhet të sforcohet për të ruajtur afatet e gjykimit, por edhe të jap një drejtësi efektive.

Migena Laska, gjyqtare në Gjykatën e Tiranës: Bëhet maksimumi për të përballuar absolutisht një ngarkesë të jashtëzakonshme.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X