Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë lajmit se artistja me famë botërore Dua Lipa ka marrë nënshtetësinë shqiptare.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare yllit të popit britanik me origjinë shqiptare, Dua Lipa, për atë që ai tha se ishte roli i artistes në përhapjen e famës së shqiptarëve ndërkombëtarisht përmes muzikës së saj, shkruan mediat ndërkombëtare.
Washington Post, DailyMail, PageSix, The Guardian ishin vetëm disa prej medieve të huaja që raportuan për marrjen e nënshtetësisë shqiptare të yllit ndërkombëtar të muzikës.
Teksa, presidenti Bajram Begaj tha se Lipës iu dha shtetësia përpara 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Begaj tha se e konsideronte një nder për ta bërë këtë sepse Lipa i ka bërë shqiptarët të famshëm në mbarë botën.
Lipa ka lindur në Londër në vitin 1995 nga prindërit emigrantë shqiptarë Anesa dhe Dukagjin Lipa nga Kosova.
Lipa, e cila filloi të këndonte në moshën pesë vjeçare, u ndikua muzikore nga babai i saj, një ish-këngëtar dhe kitarist i një grupi rock.
“Do të jem edhe unë një shqiptare me letra”, tha Lipa përpara se të bënte betimin për shtetësinë në Bashkinë e Tiranës.
Ajo filloi të postonte këngët e saj në YouTube kur ishte 14 vjeç. Albumi i saj i parë debutues në studio u publikua në vitin 2017. Në 2019 ajo fitoi çmimin Grammy për “Artisten më të mirë të re”.
Së bashku me babanë e saj, ajo bashkëthemeloi Fondacionin Sunny Hill në 2016 për të mbledhur fonde me koncerte vjetore të mbajtura në vendlindjen e saj në Kosovë për të ndihmuar njerëzit që përjetojnë vështirësi financiare.
Sot (hënë) Dua pranoi edhe pasaportën shqiptare nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Lipa do të përfundojë turneun e saj të koncerteve “Future Nostalgia” në sheshin kryesor Tiranës të hënën (28 nëntor) për Ditën e Pavarësisë.
Leave feedback about this