Fluks i lartë turistësh në Shqipëri për 3 mujorin e parë të 2023, rritet me 54% krahasuar me para pandemisë! Vendi i tretë në botë
Uncategorized

Fluks i lartë turistësh në Shqipëri për 3 mujorin e parë të 2023, rritet me 54% krahasuar me para pandemisë! Vendi i tretë në botë

Forcohet Turizmi në Shqipëri.  Bazuar në të dhënat që janë publikuar nga Organizata Botërore e Turizmit, (UNWTO) Shqipëria ka pasur një rritje me 54% të numrit të turistëve krahasuar me vitin 2019, vendi i tretë në botë. Në vend të parë renditet Katari dhe Arabia Saudite

Turizmi ndërkombëtar është në rrugë të mbarë për t’u rikthyer në nivelet para pandemisë! Një nga vendet që ka pasur një fluks të lartë turistësh në tremujorin e parë të 2023, është pikërisht Shqipëria, krahasuar me shifrat e para pandemisë në vitin 2019. Bazuar në të dhënat që janë publikuar nga Organizata Botërore e Turizmit, (UNËTO) Shqipëria ka pasur një rritje me 54% të numrit të turistëve krahasuar me vitin 2019, duke u bërë kështu vendi i tretë në botë. Në vend të parë renditet Katari dhe Arabia Saudite. Në përgjithësi, fluksi i turistëve në nivel ndërkombëtar arriti në 80% të niveleve para pandemisë në tremujorin e parë të 2023. Rreth 235 milionë turistë udhëtuan ndërkombëtarisht në tre muajt e parë, më shumë se dyfishi i të njëjtës periudhë të vitit 2022. Megjithatë, rimëkëmbja e turizmit përballet edhe me disa sfida. Sipas Panelit të Ekspertëve të UNËTO, situata ekonomike mbetet faktori kryesor që peshon në rimëkëmbjen efektive të turizmit ndërkombëtar në vitin 2023, me inflacion të lartë dhe rritje të çmimeve të naftës që përkthehen në kosto më të larta transporti dhe akomodimi.

Të dhënat e publikuara nga UNËTO (Organizata Botërore e Turizmit, një Agjenci e Specializuar e OKB-së)

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X