Fluksi i turizmit, rritet kërkesa për gjuhët e huaja.Dekania Kromidha: Agjensitë kërkojnë student që zotërojnë gjuhë të ndryshme
Aktualitet

Fluksi i turizmit, rritet kërkesa për gjuhët e huaja.Dekania Kromidha: Agjensitë kërkojnë student që zotërojnë gjuhë të ndryshme

Fluksi i madh turistik i 2023 bën që bizneset e ndryshme që kanë lidhje me sektorin e turizmit të kenë nevojë edhe për kapacitete të shtuara njerëzore për shërbim me standarde. Kërkesa për të rinj e të reja që njohin gjuhët e huaja është tepër e madhe sipas Dekanes së këtij fakulteti.

“Kërkesat e tyre kanë qenë shuëmtë mëdhaja sa i përket punësimit të të rinjve në fushën e turizmit pra duke konfirmuar edhe njëherë neëvojën për punësim në këtë fushë jo vetëm për periudha sezonale, por për të gjithë vitin. Menaxher në një agjenci udhëtimesh janë specialistë të komunikimit, konceptues të paketave turistike, menaxhues të siteve të faqeve ëeb të këtyre, guida turistike, profesione  nga më të ndryshme brenda fushës së turizmit.”

Kërkesat nga sektori i turizmit janë për gjuhë të ndryshme të huaja, kjo edhe për shkak të hartës së vizitorëve nga vende të ndryshme të botës.

“Sigurisht që anglishtja është një gjuhë e komunikimit ndërkombëtarë, por nga ana tjetër nuk mjafton vetëm kjo pasi është e rëndësishem që kopmunikimi bëhet më  i mirë kur ti shoqëron grupin e turistëve  në gjuhën që ata e njohin. Ka pasur një fluks të madh turistësh spanjoll, gjerman, çek, polak, francez që do të thotë që kërkesat për komunikim në gjuhë të huaj janë nga më të ndryshmet.”

Duke parë zhvillimin dhe dinamikat që ka pësuar turizmi në vendin tonë, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja përshtat në vijimësi dhe kurrikulat mësimore për studentet.

“Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka një program studimi të masterit në komunikimin ndërkulturor dhe turistik. Ka një mastër tre gjuhësh pra që nxjerr specialist në tre gjuhë dhe ka edhe programe ku studentët përgatiten për studimin e gjuhëve të huaja. Para disa ditësh ne kemi marrë edhe kërkesat e bizneseve të ndryshme për t’ju ofruar trajnime studentëve tanë.”  

Tashmë kanë nisur përgatitjet për sezonin turistik të këtij viti dhe pritshmëritë janë të mëdha për të kaluar shifrën e mbi 10 milionë turistëve që u regjistruan në 2023.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X