Dita botërore e Dhurimit të gjakut ka nisur të ndërgjegjësoje dhe shqiptarët. Cilat qytete janë më të ndërgjegjësuar në këtë ditë të shënuar. Keto e shumë pyetje te tjera do ju japim pergjigje në vijim duke treguar me detaje rreth kësaj dite. Sot, është 14 qershori Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut. Blerta Ndrekaj, koordinatore e programit të Dhurimit Vullnetar të Gjakut, e ftuar në një nga emisionet me të shikuara komentoj cdo problematike rreth ketij problem. Jo vetem kaq por ajo tha për emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania se Shqipëria hyn tek vendet me nivel mesatar të dhurimit të gjakut. Vlen per tu theksuar se Shqipëria tashmë e ka kaluar fazën e ndërgjegjësimit të kësaj dite. Ajo tregoi se qarqet me numrin më të ulët të dhurimit të gjakut janë Gjirokastra dhe Kukësi. “Tirana i ka të angazhuar vullnetarët dhe ka përditë dhurime gjaku, Shkodra, janë disa rrethe të vogla që bashkohen, Elbasani dhuron shumë gjak, Gramshi, Librazhdi që mobilizohen”thekson koordinatorja, .Ajo ju bën thirrje qytetarëve të Kukësit dhe Gjirokastrës të dhurojnë gjak. Pasi sipas saj Gjirokastra dhe Kukësi janë dy qytetet që janë paksa inaktiv kundrejt këtij fakti. Gjirokastra është mosha mesatare që po vjen në rritje, Kukësi janë të tërhequr, fobikë ndaj dhurimit të gjaku. Kuksianët kanë frikë nga gjilpëra”, theksoi Ndrekaj.
Shendetesi
Gjirokastra dhe Kukësi nuk dhurojnë gjak, kuksianët kanë frikë nga gjilpëra
- June 14, 2023
- 0 Comments
- 122 Views
Leave feedback about this